Ballina Shëndeti Ky është ushqimi që duhet ta shmangni çdo mëngjes

Ky është ushqimi që duhet ta shmangni çdo mëngjes

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Të gjithë e dimë tashmë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë të përgjithshëm. Të gjithë nutricionistët paralajmërojnë se ajo që hamë në mëngjes është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ata deklarojnë se për shëndetin është më mirë të konsumohen proteina.

Marrja e proteinave në mëngjes ruan nivelin e sheqerit dhe energjisë gjatë gjithë ditës, kjo do të thotë se përveç entuziazmit do të ndjejmë edhe një humor më të mirë në gjak, i cili është i qëndrueshëm gjatë gjithë mëngjesit, që do të thotë se uria dhe disponimi juaj janë gjithashtu më të qëndrueshme.

Shumica e njerëzve zakonisht hanë një sanduiç me gjalpë, djathë dhe produkte mishi të thatë për mëngjes dhe kjo zgjedhje mund të jetë e keqe për shëndetin, shprehen mjekët duke shtuar se ky lloj mëngjesi, sidomos në sasi më të mëdha, e mbingarkon pankreasin.

Sa më shumë të hani yndyrë shtazore, aq më i lartë është niveli i kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, aq më shpejt zhvillohet ateroskleroza. Formohen pllaka që bllokojnë rrjedhën e gjakut në zemër dhe shfaqet sëmundja koronare e zemrës