Ballina Argëtim Showbiz Ndahet nga jeta këngetarja e njohur, ky është hiti i saj i...

Ndahet nga jeta këngetarja e njohur, ky është hiti i saj i famshëm

Këngëtarja Joyce Sims, e cila u bë e njohur për këngën e saj të vitit 1987 ‘Come Into My Life’, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka dhënë menaxheri i ngjarjeve, CJ Carlos.

Ky fundit shkroi në Facebook të shtunën: “Duke folur me familjen e saj të ngushtë sonte, me zemër të rëndë po postoj këtë lajm Joyce Sims ka ndërruar jetë. Joyce ishte një këngëtare fantastike që ka pasur shumë hite. në vitet ’80.

Siç e dini shumica prej jush, ajo do të ishte një nga artistet tona amerikane në Portugali majin e ardhshëm. Zemra ime është me partnerin e saj Errol dhe fëmijët e tyre dhe familjen e ngushtë.”

Ndërkohë, yjet, përfshirë këngëtarin e Happy Mondays, Rowetta, i kanë bërë homazhe krijueses së hitit “Lifetime Love”, nga Angie Stone deri te Snoop Dogg.

Ndërsa, Roëetta ndau një klip të Joyce duke performuar dhe postoi në Tëitter: “RIP Joyce Sims”./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews