Ballina Kronika Burri vret gruan shtatzënë para maternitetit në Prishtinë (VIDEO)

Burri vret gruan shtatzënë para maternitetit në Prishtinë (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një burrë ka vrarë gruan e tij shtatzënë para maternitetit.

Viktima është 35 vjeçe dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur në maternitetin e quajtur Gjinekologjia Universitare e Kosovës (QKUK).

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”- njofton policia.