Ballina Kronika Makina përplas për vdekje këmbësoren në Kosovë

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Kosovë

Një këmbësore është përplasur për vdekje nga një makinë mëngjesin e sotëm në Prizren të Kosovës.

Viktima është një grua 61-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

“Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete”, njofton policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al./

@tn.lajmelokale
@tetovanews