Ballina Kronika Rrëzohet nga çatia ku po punonte, humb jetën shqiptari në Itali

Rrëzohet nga çatia ku po punonte, humb jetën shqiptari në Itali

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në një kantier ndërtimi në Chiabotto di San Giorgio.

Viktima ishte një punëtor 40-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Casale, i cili ra nga çatia e pallatit ku po punonte.

Menjëherë iu dha ndihma e parë dhe u transportua në spital, ku më pas ndërroi edhe jetë.

Në vendngjarje shkuan agjentët e komisariatit të, cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews