Ballina Aktualitet TIKA dhuron pajisje mjekësore për Spitalin Klinik të Tetovës (VIDEO+FOTO)

TIKA dhuron pajisje mjekësore për Spitalin Klinik të Tetovës (VIDEO+FOTO)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) i dhuroi pajisje mjekësore Departamentit të Kirurgjisë Torakale të Spitalit Klinik të Tetovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mori pjesë ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Amir Elezi si dhe personeli i spitalit.

Ministri Sali në deklaratën e tij para të pranishmëve tha se gjatë periudhës së kaluar në Spitalin Klinik të Tetovës kanë pasur disa raste të promovimit të investimeve të reja dhe u shpreh i kënaqur që ky trend i modernizimit të Spitalit Klinik në Tetovë vazhdon.

“Sot jemi këtu për promovimin e pajisjeve të reja mjekësore bashkëkohore të cilat janë në vlerë prej 61 mijë eurosh të siguruara me mbështetjen e kombit turk përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)”, tha Sali duke informuar për pajisjet e dhuruara.

Sipas tij, ky është një investim i rëndësishëm për përforcimin e repartit të kirurgjisë torakale dhe mbi të gjitha për përmirësimin e kushteve të punës në Spitalin Klinik të Tetovës. “Spitali Klinik i Tetovës ofron shërbime shëndetësore për 150 mijë banorë të rajonit të Pollogut dhe një pjesë të banorëve që jetojnë jashtë Tetovës”, u shpreh ai.

Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Söğüt tha se institucioni që ai udhëheq duke filluar nga viti 1992 ka realizuar aktivitete në fusha dhe sektorë të ndryshëm, përfshirë shëndetësi, arsim, bashkëpunim kulturor, bujqësi dhe zhvillim ekonomik.

Ai vuri në dukje se TIKA zhvillon projekte dhe aktivitete në 60 vende me 62 zyra të koordinimit si dhe në mbi 150 vende. “Türkiye, me anë të TIKA-s u zgjat dorën e lidhjes shpirtërore, të vëllazërisë komuniteteve mike, vëllazërore dhe të afërm, zhvillon modalitetin e zhvillimit-bashkëpunimit me këto vende”, tha Söğüt.

 

Më tej, Söğüt tha se TIKA ka realizuar mbi 1.200 projekte prej të cilave mbi 30 në fushën e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se ka zbatuar modalitetin e bashkëpunimit me sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe administratën publike veçanërisht për zhvillimin e individëve, familjeve dhe shoqërisë.

Elezi, nga ana e tij u shpreh se mirënjohja edhe bindja është e thellë se tek TIKA kanë hasur një derë të hapur për të gjitha nevojat e tyre.

“E bëmë konstatimin se me mbështetjen e përbashkët të të gjitha palëve mund të arrijmë që Spitalin Klinik të Tetovës ta furnizojmë me aparaturën e nevojshme mirëpo edhe të synojmë drejt hapit për ngritjen e niveli të ofrimit të shërbimeve në spitalin tonë”, tha Elezi.

“Edhe njëherë i falënderoj përzemërsisht popullin turk, të gjithë udhëheqësinë atje dhe përfaqësuesit e tyre nëpërmjet TIKA-s, të cilët gjetën gatishmërinë në këtë kohë të vështirë për të gjithë globin e dimë se jemi në kohë krize dhe energjetike dhe në të gjitha sferat tjera”, shtoi ai.

TIKA ofroi pajisje të destinuara për repartin e kirurgjisë torakale në mesin e të cilëve janë edhe pompa infuzionale, aspirator thithës (suction aspirator), aparat për drenazhë të vazhdueshme torakale si dhe video-bronkoskop fleksibil.

Artikulli paraprakA po përgatitet të pushtojë Tajvanin? Kina përgatitet për luftë, Xi Jingping: Duhet të rrisim sigurinë
Artikulli tjetërNga se shkaktohet shija e hidhur në gojë, a duhet të shqetësohemi?