Ballina Kronika Lajm i trishtë, po kthehej nga Gjermania, mërgimtari ndërron jetë rrugës për...

Lajm i trishtë, po kthehej nga Gjermania, mërgimtari ndërron jetë rrugës për në vendlindje (FOTO)

Një 57-vjeçar ka humbur jetën ndërsa udhëtonte drejt Kosovës

Sipas mediave vendase, Lulzim (Zenel) Shala jetonte në Gjermani dhe ishte duke ardhur në vendlindjen e tij në Suharekë, kur ka ndërruar jetë papritmas gjatë rrugës.

Kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë bërë me dije ngjarjen.

“Sot me datën 25.12.2022 në moshën 57 vjeçare gjatë rrugës për në Kosovë ndërroj jetë papritmas Axha jonë i dashur Lulzim (Zenel) Shala.

Për ceremoninë e varrimit dhe hapjen e të pamës ju njoftojmë më vonë. Me pikëllim. Familja Shala nga Suhareka”, thuhet në njoftimin e familjes.

Video bonus:

Artikulli paraprakBabai katil u merr jetën dy vajzave për çështje namusi e nderi (VIDEO+FOTO)
Artikulli tjetërPolicia dhе Prokuroria bastisin pikën kufitare “Tabanoc”, u gjet një kuti e mbushur me denarë, euro, franga, dollarë, lira turke etj…