Ballina Argëtim Showbiz Emily Ratajkowski: Burrat nuk duan një femër të pavarur

Emily Ratajkowski: Burrat nuk duan një femër të pavarur

Në fillim të vitit 2023, Emily Ratajkowski po fillon një fazë të re të jetës së saj.  Në podcast-in e saj ajo zbuloi se nuk po nxiton për të gjetur një partner. Emily u shpreh se po bëhet gjithnjë e më e frustruar me burrat që mendojnë se duan një grua të fortë të pavarur, por që në fakt largohen kur e gjejnë atë.

Duke ndarë mendimet e saj për këtë temë, ajo foli se si burrat mund të frikësohen. Sipas saj,kjo krijon një rreth vicioz që e bën shumë të vështirë takimin me burra, veçanërisht me ata më pak të suksesshëm.

“Unë jam ndjerë gjithmonë si një grua e fortë. Nuk kam patur nevojë për një burrë pasi kam qenë e sigurt financiarisht,” tha Ratajkowski.”Ajo që unë urrej me takimet me burrat në veçanti, është se ata duan një femër të pavarur por më pas fillojnë të ndihen të nënvlerësuar. Ata nuk dinë se çfarë të bëjnë me ato ndjenja, dhe fillojnë të zemërohen dhe t’iu shkatërrojnë. “Është shumë e padrejtë. Mendoj se shumë burra që në fakt thonë se duan një grua të fortë, nuk dinë si ta trajtojnë atë. Kjo është arsyeja pse e  kuptoj lidhjen me femra”./Lapsi.al

Artikulli paraprakVideo/ Ronaldo nuk di vendin ku ka shkuar të luajë: gafa e bujshme gjatë prezantimit te Al-Nassr bëhet virale
Artikulli tjetërDetaje të reja për vràsjen e të riut kuksian, 6 të arrestuar