Ballina Argëtim Video/ Ronaldo nuk di vendin ku ka shkuar të luajë: gafa e...

Video/ Ronaldo nuk di vendin ku ka shkuar të luajë: gafa e bujshme gjatë prezantimit te Al-Nassr bëhet virale

Cristiano Ronaldo u prezantua zyrtarisht si lojtari i ri i Al-Nassr të martën. Kampioni portugez ka nënshkruar një kontratë të pabesueshme prej 500 milionë euro në dy vite e gjysmë. Gjatë prezantimit, CR7 deklaroi se ishte gati për këtë sfidë të re dhe se donte të fitonte trofe e rekorde. Megjithatë, pati hapësirë edhe për një gafë të bujshme që u bë menjëherë virale në internet.

Premtime dhe njëkohësisht besim i madh: “Është një sfidë për mua, për të ardhmen, për gratë dhe të rinjtë e kësaj zone të botës. Do të përpiqem të ndryshoj mentalitetin e gjeneratave të ardhshme”, tha CR7, duke shtuar se “në Europë puna ime mbaroi. Kam thyer shumë rekorde në Europë, tani dua ta bëj edhe këtu. Për mua është një gjë normale. Nuk kam ardhur këtu për të përfunduar karrierën time. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit”. Fjalë që ndezën mjedisin, para se të vinte gafa e bujshme.

NJË LAPSUS “I VOGËL”
Duke folur për “futbollin e ri” në të cilin do të garojë, në krahasimin me atë europian, Ronaldo bëri një gafë aq të madhe sa që nuk mund të kalonte pa u vënë re: “Futbolli është ndryshe, mënyra se si evoluon futbolli është ndryshe”, shpjegoi ai i bindur. Pastaj gafa: “Ardhja këtu në Afrikën e Jugut nuk përfaqëson fundin e karrierës sime për mua. Doja të ndryshoja dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që bëra. Njerëzit kanë treguar se më duan dhe pritja ka qenë spektakolare”.

Një shpërqendrim i vogël, ai i ngatërrimit të Arabisë Saudite me Afrikën e Jugut, por gjeografikisht e madhe. E që padyshim nuk u shpëtoi syve gjithnjë vigjilentë të internetit, duke u bërë shpejt virale. Një rrëshqitje e gjuhës që megjithatë nuk e prishi atë që ishte një nga momentet më ikonike në botën arabe.

Artikulli paraprakVrasja në Prizren, babai i të riut nga Kukësi: Ne kishim armik Serbinë, kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë
Artikulli tjetërEmily Ratajkowski: Burrat nuk duan një femër të pavarur