Ballina Aktualitet Lajme (FOTO) Naseri nga Tetova ka fermën me 4080 dhen dhe 50 kuaj:...

(FOTO) Naseri nga Tetova ka fermën me 4080 dhen dhe 50 kuaj: “Jam brezi i katërt që merrem me blegtori dhe jam i vendosur të vazhdoj ta zhvilloj fermën”

Naser Xhemaili nga Tetova, me profesion teknik i veterinarisë, së shpejti edhe jurist, që i vogël është marrë me blegtori.

“Blegtoria është biznesi ynë familjar, unë jam brezi i katërt i përfshirë në blegtori dhe jam i vendosur të vazhdoj ta zhvilloj fermën pavarësisht pengesave të mëdha. “Katër vite më parë, ne filluam të merreshim me turizmin rural, hapëm një klub kuajsh dhe organizojmë xhiro me kuaj në të gjithë Sharrin”, tha Naseri.

Ferma e Naserit dhe familjes së tij, “Biofarma 1 Maj”, ka 4080 dele dhe më shumë se 50 kuaj dhe siç thotë Naseri është e vetmja në Maqedoni që ka një numër të tillë dhensh. Përveç familjarëve, ferma ka edhe 25 punonjës.

Ne e pyetëm Naserin se mr çfarë problemesh dhe sprovash përballet gjatë marrjes me këtë punë.

“Fatkeqësisht, stanet`në të cilat i mbajmë janë ndërtuar shumë kohë më parë dhe dalëngadalë me kalimin e kohës humbin aftësinë për t’i shfrytëzuar në maksimum. Pikërisht këtu shteti duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje me ndihmë. “Ne i ushqejmë me ushqime organike, por duke qenë se nuk arritëm t’i merrnim tokat shtetërore, ushqimi i deleve është shumë i shtrenjtë”, thotë Naseri.

Naseri, i cili së fundi ka qenë sekretar i shoqatës „Млад сточар“(Bariu i ri), beson se në Maqedoni ka ende shumë të rinj që duan të merren me blegtori.

“Jam anëtarësuar në shoqatën „Млад сточар“ për të vërtetuar se ka ende të rinj që duan të merren me blegtori, edhe pse kushtet tona janë të këqija.

Plasmani për qengjat është kush si ia del dhe thertoret i vendosin bashkërisht çmimet e qingjave dhe sigurisht që çmimet janë të ulëta, prandaj duhet organizim. Gjithmonë mund të punojmë më shumë bashkë, do të kemi këshilla të ndryshme që do të na ndihmojnë të zhvillojmë blegtorinë. Ne presim më shumë mundësi për projekte që do të na lejojnë të funksionojmë më lehtë”.

Naseri u bën thirrje të gjithë të rinjve që duan të merren me blegtori që të mos hezitojnë dhe të fillojnë menjëherë, sepse siç thotë ai, të gjithë diku e kemi filluar dhe blegtoria tashmë është një biznes fitimprurës për ne./Marrë nga Agrotim Në shqip nga Tetova News

Artikulli paraprak22-vjeçarja nga Tetova `kapet me kërpesh në dorë` në Kumanovë, përfundon pas hekurave
Artikulli tjetërU kapën me 11 kg heroinë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët në Kroaci