Ballina Kronika I vodhën makinën para shtëpisë në një fshat të Tetovës, qytetari kërkon...

I vodhën makinën para shtëpisë në një fshat të Tetovës, qytetari kërkon ndihmën e policisë

I vidhet makina para derës së shtëpisë

Tridhjetë vjeçari me inicialet B.B. nga Çellopeku i Tetovës, dje (3 janar), në ora 20:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se i është vjedhur vetura “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, të cilën e kishin parkuar para shtëpisë së tij familjare rreth orës 14:00.

Po merren masa për gjetjen e automjetit.

Lajmet e tjera nga kronika:

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (3 janar), rreth orës 12:40, në Trebosh të Tetovës, kanë privuar nga liria 58-vjeçarin Z.L. nga ky fshat për shkak se gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe veturën tip “Volkswagen Golf” me targa regjistrimi të Tetovës është gjetur kokainë dhe 8 fishekë për një pushkë gjuetie të kalibrit 12 milimetra. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojnë parashtresat përkatëse në bazë të neneve 215 dhe 396 të Kodit Penal.

Dje mbrëma (3 janar), rreth orës 22:30, në rrugën “Kiro Ristevski–Dërnc” në Tetovë, pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë kanë privuar nga liria peronat S.A. (30) dhe një 16-vjeçar, të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tyre “Opel Astra” me targa regjistrimi të Tetovës, është gjetur marijuanë. Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Sot (4 janar), rreth orës 08:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Dobërdolli i Gostivarit, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në dy vjedhje të rënda të kryera në fund të vitit të kaluar në fshatin Gallatë të Gostivarit.

Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Njëzet e shtatë vjeçari S.H. nga rrethina e Gostivarit dje (3 janar), në ora 13:00, në SPB Tetovë ka raportuar  se është mashtruar nga pronari i një agjencie turistike në Shkup, në të cilën ka paguar për një aranzhim për në Egjipt në muajin gusht të vitin e kaluar. Megjithatë, as marrëveshja nuk është zbatuar dhe as paratë e paguara nuk iu kthyen.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews