Ballina Kronika Pamje nga aksidenti tragjik në Kurbin, ndërron jetë fëmija 2 vjeç (VIDEO)

Pamje nga aksidenti tragjik në Kurbin, ndërron jetë fëmija 2 vjeç (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Kuqes. Për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeçar. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews