Ballina Kronika Shkupjanin e hanë qentë në Tetovë

Shkupjanin e hanë qentë në Tetovë

Një shkupjan është kafshuar nga një qen në Tetovë

Tridhjetë e nëntë vjeçari N.P. nga Shkupi, dje (24 janar), në orën 12:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 09.00, në rrugën “121” në Tetovë është kafshuar nga një qen i pastrehë.

Tridhjetë e një vjeçarja nga Tetova, dje (24 janar), në orën 20:30 në SPB Tetovë ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj ,me të cilin nuk kanë qenë të kurrorëzuar M.B. (42) nga Tetova e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar.

Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje (24 janar) rreth orës 14:25 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 38-vjeçarin D.P. nga Tetova i cili një orë e gjysmë më parë është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare, se sillej në mënyrë agresive në shtëpinë e tyre familjare dhe se e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Dje (24 janar), rreth orës 16:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.S. nga Banjica e poshtme e Gostivarit. Ai është raportuar nga 18-vjeçari S.B. se rreth orës 16:00 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, së bashku me një person tjetër, kanë sulmuar fizikisht personin S.B. dhe dy nga shokët e tij.

Sipas raportit, dy sulmuesit kanë përdorur edhe një objekt të mprehtë, por nuk i kanë lënduar të sulmuarit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojnë denoncimet ndaj personave të përfshirë.

Dje (24 janar) rreth orës 12:15 minuta, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 36-vjeçarin F.H. nga Tetova, për vuajtje të dënimit me burg në burgun e Tetovës, ku së menjëherë u dërgua.

Video bonus:

https://youtu.be/TIv2Fk1HVPE?list=PLxx09aT_r7Iqv3_D4CycgRitWHymD8H2p

@tn.lajmelokale
@tetovanews