Ballina Kronika Dy nuse nga Tetova në hall të madh me burrat, kërkojnë ndihmën...

Dy nuse nga Tetova në hall të madh me burrat, kërkojnë ndihmën e policisë | Lajmet e kronikës së zezë

Lajmet e kronikës së zezë

Tridhjetë e një vjeçarja nga Tetova, dje (24 janar), në orën 20:30 në SPB Tetovë ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj ,me të cilin nuk kanë qenë të kurrorëzuar M.B. (42) nga Tetova e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar.

Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje (24 janar), rreth orës 14:25 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 38-vjeçarin D.P. nga Tetova i cili një orë e gjysmë më parë është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare, se sillej në mënyrë agresive në shtëpinë e tyre familjare dhe se e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Dje (24 janar), rreth orës 16:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.S. nga Banjica e poshtme e Gostivarit. Ai është raportuar nga 18-vjeçari S.B. se rreth orës 16:00 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, së bashku me një person tjetër, kanë sulmuar fizikisht personin S.B. dhe dy nga shokët e tij.

Sipas raportit, dy sulmuesit kanë përdorur edhe një objekt të mprehtë, por nuk i kanë lënduar të sulmuarit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojnë denoncimet ndaj personave të përfshirë.

Dje (24 janar) rreth orës 12:15 minuta, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 36-vjeçarin F.H. nga Tetova, për vuajtje të dënimit me burg në burgun e Tetovës, ku së menjëherë u dërgua.

Tridhjetë e nëntë vjeçari N.P. nga Shkupi, dje (24 janar), në orën 12:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 09.00, në rrugën “121” në Tetovë është kafshuar nga një qen i pastrehë.

Video bonus:

Aksident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku është përplasur një i ri nga Llërca.

Njoftimi i SPB – Tetovë:

Dje (23 janar), në ora 20:55, në SPB-Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Iliria” dhe “Jane Sandanski” në Tetovë, vetura “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 20-vjeçari A.J. nga Reçica e Vogël e Tetovës, ka përplasur këmbësorin 18-vjeçar me inicialet E.A. nga Llërca e Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

Lajme të tjera nga kronika:

Njëzet e tetë vjeçari V.B. Nga një fshat i Gostivarit dje (23 janar), në ora 19:30, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:10, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij 30-vjeçar V.B.

Sipas raportit, sulmuesi ka përdorur edhe një mjet të fortë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Dyzet e tre vjeçarja A.E. nga Tetova, dje (23 janar), në ora 18:15 në SPB Tetovë ka raportuar se është kafshuar nga një qen i pastrehë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë.

Dje (23-janar) rreth orës 16:50, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, në oborrin e një subjekti juridik, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar 56- vjeçari A.A. nga Republika e Turqisë, gjatë kontrollit në mjetin ngarkues “daf” me rimorkio të cilën e kishte drejtuar është gjetë personi M.A.(24) nga Siria. Shtetasi sirian më pas është dërguar në trazit-Qendrën për të huaj në Shkup. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje mbrëma (23-janar) rreth orës 23:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 74-vjeçarin D.M. nga një fshat i Gostivarit, për të cilin paraprakisht ishte raportuar se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 72-vjeçare dhe kishte tentuar ta sulmojë me një mjet të fortë djalin e tij 48-vjeçar.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Me datë 22.01.2023 në ora 10:45 para një lokali hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.V. (28) nga Tetova. Ai dyshohet se ka marrë para nga portofoli i një personi në lokalin hotelierik. Paratë e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.

Me datë 22.01.2023 në ora 23:14, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë, kanë ndaluar personin S.M. (50) nga Bërvenica e Tetovës i cili është sjellë me agresivitet ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 23.01.2023 në ora 00:15 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar perwonin Sh.S.(26) nga Vrapçishti i Gostivarit për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët po kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më datë 22.01.2023 në ora 22.25 në SPB-Tetovë, 74-vjeçarja E.K. nga Tetova ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Andrea Jovanovski-Zurçin” në Tetovë.

Më 22.01.2023 në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 20:00 në zonën e SPB-Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë kryer një kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht jashtë vendbanimit janë konstatuar 44 kundërvajtje (TE-35 dhe GV-9), prej të cilave 30 për shpejtësi deri në 50 kilometra në orë dhe 20 (TE) janë kundërvajtje në vendbanim. Gjithashtu, janë konstatuar edhe 11 lloje të tjera të shkeljeve (TE-4 dhe GV-7). Për shkelësit janë përgaditë parashtresa përkatëse.

SPB-Tetovë edhe një herë apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të kenë kujdes të veçantë në vendet më të larta, pra në rrugët që çojnë në drejtim të Strazhës, Mavrovës dhe Kondrës së Diellit, ku ka edhe borë.

Video bonus:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dyqan në Tetovë

Më datë 20.01.2023, në ora 12:00, Z.T.(42) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 10:00 në një dyqan në Tetovë është sulmuar fizikisht nga S.S. nga Tetova.

Rasti është duke u zbardhur.

Mbrëmë, në ora 22.45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.N.(31) nga Shtipi me vendqëndrim të përkohshëm në Tetovë, e cila me vendim të gjykatës është kërkuar të vuajë dënimin me burg.

Ajo është dorëzuar në Burgun e Idrizovës – Shkup.

Një 25-vjeçare nga Reçica e Vogël e Tetovës, dje rreth orës 21, është privuar nga liria pasi në zotërim i është gjetur marijuanë.

– Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:00 në afërsi të një objekti hoteliere në Tetovë kanë privuar nga liria 25-vjeçaren, pas së cilës do t’i përpilohet parashtresa përkatëse nga neni 215 i Kodit Penal, njofton MPB-ja e Tetovës.

Lajme të tjera nga kronika:

Një ngjarje e papëlqyeshme ka ndodhur në Zhelinë

Dje (19 janar), në orën 09:00, 37-vjeçari I.F. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë, rreth orës 11:30, në ndërmarrjen ku ai punonte në Zhelinë të Tetovës, është sulmuar fizikisht nga 47-vjeçari Sh.H., gjithashtu nga Tetova, përndryshe punonjës tek e njejta kompani.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër Sh.H. do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Lajme të tjera nga kronika:

Me datë 18.01.2023, në ora 22:30 në Sanakos të Gostivarit, punonjësit policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar janë privuar nga liria personat L.I.(29) dhe D.R.(29), të dy nga Piroku i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer tak ata është gjetë dhe konfiskuar marijuanë. Personat janë ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Sot (19.01.2023) në ora 00:45 në Sanakos të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin I.J. (32) nga Sanakosi. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në një shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse ku banon I.J. janë gjetë dhe konfiskuar tre qese me paketime të vogla individuale me marijuanë dhe një peshore dixhitale. Personi është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 18.01.2023, në ora 14:50, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar në një supermarket në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar kanë privuar nga liria S.Sh.(36) nga Gostivari. Ajo ishte kapur duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
S.Sh. është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Me datë 18.01.2023, në ora 01:25 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë është kapluar nga zjarri vetura “Volkswagen sharan” me targa të Shkupit, në pronësi të K.S. (72) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri me intervenim të ekipit Territorial Zjarrfikës të Tetovës, është lokalizuar menjëherë.

Me datë 18.01.2023, në ora 12:50 në SPB Tetovë, një 24 vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar se në periudhën kohore prej datës 24.08.2021 deri në gusht 2022 është mashtruar në disa raste nga një grua me iniciale A.A., e cila ishte prezantuar si juriste. Sipas kallëzimit, ajo e kishte bindur në mënyrë të rreme se do ta ndihmonte në procedurat gjyqësore, për të cilën i ka kërkuar dhe ka marrë rreth 105 mijë euro. Siç raportohet, ajo ka mësuar për mashtrimin nëpërmjet një personi të tretë që A.A. nuk ishte fare avokate dhe nuk kishte bërë asnjë ankesë në gjykatë.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, më 17 janar, rreth orës 20:55, në Reçicë të vogël të Tetovës, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin H.E. nga ky fshat për vuajtje të dënimit me burgim prej një viti, pas së cilës është dërguar në burgun e Tetovës.

Më 17-janar, rreth orës 10:30, në Tearcë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 25-vjeçarin E.M. nga ky fshat për të vuajtur dënimin me burg. Menjëherë, E.M. është dorëzuar në burgun “Idrizovë” në Shkup.

Më 17-janar, rreth orës 21:30, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 24-vjeçarin E.E. nga Tetova për arsye se gjatë gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, më 17-janar, rreth orës 18:15, në bllokun 82 në Tetovë, kanë privuar nga liria personat R.T.(23), E.L.(18), F.R.(20) dhe një 17-vjeçar nga Tetova, si dhe personin E.D.(22) nga Bozovca e Tetovës, ku gjatë kontrollit të tyre është gjetur marijuanë. Të gjithë janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Gjashtëdhjetë e katër vjeçari N.S. nga Korita e Gostivarit, më 17 janar, në ora 12:10 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 09:30 në rrugën “Momir Markovski” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga tre persona nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Njëzet e tetë vjeçari A.D. nga Strajani i Gostivarit, më 18 janar, në ora 02:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 01:00 para një lokali në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, bashkë me vëllain e tij janë sulmuar fizikisht nga personi E.R.(34) nga Gostivari. Pak më vonë, E.R. ka raportuar se më herët dy vëllezërit janë sjellë në mënyrë agresive dhe e kanë kërcënuar me një send të mprehtë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Më 18 janar, dhjetë minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, në afërsi të fshatit Lisec, “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit e drejtuar nga 20-vjeçari B.I. nga Kopanica e Shkupit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i mitur nga i njëjti fshat, që janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

Bastisje në Shipkovicë, gjendet një sasi e madhe armësh dhe municioni, një person është arrestuar (VIDEO)

Bastisje në Shipkovicë, gjendet një sasi e madhe armësh dhe municioni, një person është arrestuar

Sot (19.01.2023) nga zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme dhe SPB-Tetovë, në rrugën “Pollog”, është privuar nga liria personi me inicialet U.M.(34) nga Shipkovica e Tetovës.

Gjatë kontrollit të makinës së tipit “Opel Astra” me targa regjistrimi të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, iu gjet një pushkë automatike dhe 50 fishekë “Luger” të kalibrit 9 mm. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Tetovës, në shtëpinë e tij u gjetën 237 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi e madhe municionesh të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë “Crvena Zastava” 7.62 mm me kornizë me plumba, një pistoletë “Glock 17” me kornizë me fishekë 9 mm, pistoletë me gaz, një pushkë gjysmë automatike “Khan Аrms” me 5 gëzhoja.

SPB – Tetovë gjatë ditës së nesërme do të paraqesë kallëzim penal për vepër penale të kryer sipas nenit 396 të Kodit Penal në Prokurorinë Publike Themelore në Tetovë./tetova.com

Artikulli paraprakShkupjanin e hanë qentë në Tetovë
Artikulli tjetërKapet tetovari që kishte ikur nga Burgu i Idrizovës, zbulohet se gjatë arratisë i kishte marrë jetën një 64-vjeçari nga Shkupi