Ballina Kronika VIDEO/ Përplasi për vdekje 20-vjeçarin, drejtuesi i automjetit largohet nga vendi i...

VIDEO/ Përplasi për vdekje 20-vjeçarin, drejtuesi i automjetit largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor në dalje të unazën e qytetit të Elbasanit, i mori jetën një 20-vjeçari mbrëmjen e kësaj të hëne.

Fiori Sula humbi jetën në vend pasi u godit nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

Pasi ka lënë të pajetë në asfalt 20-vjeçarin, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se ende nuk është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit, ndonëse janë ngritur pika kontrolli në dalje të Elbasanit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews