Ballina Argëtim Showbiz Severina po kënaqet në Maldive, dy ish-partnerët e saj po darkojnë së...

Severina po kënaqet në Maldive, dy ish-partnerët e saj po darkojnë së bashku në Zagreb (FOTO)

Këngëtarja kroate Severina këto ditë ka publikuar video dhe foto nga destinacioni ekzotik Maldivet, ku ka festuar 11 vjetorin e djalit të saj Aleksandrit.

Ndërkohë, ish-partnerët e saj, Igor Kojiq dhe Milan Popoviq, janë takuar për darkë në një restorant në Zagreb.

Një lexues i “Index” ka filmuar Igor Kojiqin dhe Milan Popoviqin në një restorant të famshëm në Zagreb. Pardje kanë ngrënë darkë atje bashkë dhe kanë biseduar dhe sipas lexuesit të “Index”, më pas u është bashkuar edhe një femër.

Kujtojmë, Kojiq dhe Popoviq u pajtuan verën e kaluar dhe që atëherë janë duke u shoqëruar intensivisht./tetova/com

Artikulli paraprakE çuditshme në Kumanovë/45-vjeçari futet në dyqan dhe vjedh para e çelësa makine, me “Peugeot” e vjedhur përplaset në një gur varri në varrezat e qytetit, përfundon pas hekurave…
Artikulli tjetërGjermania i dënon me burg të përjetshëm dy shqiptarët që vranë për gjakmarrje (VIDEO+FOTO)