Ballina Sport FIFA plan të ri për ndeshjet, nuk do zgjasin 90 minuta

FIFA plan të ri për ndeshjet, nuk do zgjasin 90 minuta

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ndeshjet e futbollit, sipas një plani të ri të FIFA-s nuk do të zgjasin 90 minuta.

Siç njofton “Marca”, IFAB, organizmi i cili vendos dhe përditëson rregullat e futbollit, do të mblidhet këtë fundjavë në Londër për të shqyrtuar idetë e reja që ka dërguar një komision i krijuar nga FIFA (Organizmi Ndërkombëtar i Futbollit) dhe ku ajo e kohës efektive të lojës, do të jetë një temë shumë e rëndësishme.

Risia kryesore që do të diskutohet do të jetë koha e humbur gjatë festës së golit, e cila do të rikuperohet në shtesë. E thënë thjesht, nëse një lojtar feston pas një goli për dy minuta, gjyqtari do t’i shtojë dy minuta kohës shtesë.

Gjithashtu, nëse shënohet gol dhe një lojtar i stolit do jetë në fushë, goli do anullohet. Veç këtyre, edhe lëvizja e portierit dhe shpërqëndrimi i kundërshtarit gjatë goditjes së penalltive do rishikohet. Nëse diçka e tillë ndodh, rrjedhimisht do ketë më shumë minuta shtesë në fundin e ndeshjes, çka do ngarkonte futbollistët.