Ballina Aktualitet Kurti, optimist për marrëveshje/ Më 18 Mars takimi me Vuçiq në Ohër...

Kurti, optimist për marrëveshje/ Më 18 Mars takimi me Vuçiq në Ohër për normalizimin

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak po qëndron në Serbi në vizitë përgatitore për takimin e 18 marsit.

Në një intervistë për median publike në Beograd, që pritet të publikohet e plotë ai ka thënë që pa Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë marrëveshje.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që thotë se plani i zbatimit duhet të negociohet, pa marrë parasysh synimet e Serbisë.

Megjithatë, Kurti është optimist për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpreson në ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të arrihet marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve.

Më 18 mars në Ohër, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç për të negociuar mbi planin e zbatimit të marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews