Ballina Kronika Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina

Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina

Të paktën pesë makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në mbikalimin e Sukthit. Burimet paraprake njoftojnë se nga aksidenti nuk ka patur të lënduar. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtimin Tiranë-Durrës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes e po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews