Ballina Kronika I riu shqiptar u gjet i groposur në Spanjë, nëna e tij...

I riu shqiptar u gjet i groposur në Spanjë, nëna e tij flet mes lotësh: Ende nuk e besoj!

Mediat spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë, shkak i së cilës është bërë sherri për 5 euro, por që i ka marrë jetën të riut. Mësohet se viktima është identifikuar si Artjol Ramaj, i denoncuar nga familjarët si i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti.

Kanë qenë vetë familjarët që kanë treguar se si u njoftuan nga policia dhe se si u zbulua që bëhet fjalë për Artjolin e tyre. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’ , mes lotësh tregoi se si e mësoi lajmin.

“Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai Është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur”, tha Valentina e tronditur.

Por si ndodhi ngjarja?

Arjol Ramaj dhe 52-vjeçari spanjoll punonin në një plantacion marijuhane në Can Fornac,a ndërsa ky i fundit akuzonte të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Konflikti mes tyre u përshkallëzua derisa dyshohet se spanjolli e ka goditur me çekiç në kokë Artjolin ndërsa ky I fundit ishte në gjumë, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen. 52-vjeçari ka zhvendosur trupin e pajetë duke e fshehur më pas atë në pyll. Më vonë, më 17 prill, falë nuhatjes së qenit, u gjetën rrobat e viktimës dhe një thikë. Pasi policia konfirmoi se shenjat e gjakut të gjetura në plantacion dhe rrobat e gjetura në pyll i përkisnin viktimës, më 8 maj u arrestua autori i këtij krimi, 52-vjeçari spanjoll.

@tn.lajmelokale
@tetovanews