Ballina Kronika Në kërkim për tentativë për vrasje në Elbasan, arrestohet 23-vjeçari dhe bashkëpunëtori...

Në kërkim për tentativë për vrasje në Elbasan, arrestohet 23-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Në kuadër të operacionit të koduar “Plani”, pas hekurave ra Brikin Rusta, 23 vjeç, banues në Elbasan.

Së bashku me 23-vjeçarin është arrestuar edhe shtetasi me inicialet E. Rr., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. Rr, nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesën e Rustës.

“Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 23-vjeçari, më datë 26.05.2023, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar më parë. Shtetasi i ndaluar B. R., në pamundësi për të realizuar planin e tij për vrasjen e 24-vjeçarit, si rezultat i presionit të shtimit të shërbimeve në terren, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.

Më datë 26.05.2023, në kuadër të këtij operacioni, është shpallur në kërkim edhe shtetasi K. S. (lidhje shoqërore e shtetasit B. R.). Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të implikimit ose jo të këtij shtetasi, në këtë ngjarje. Ndërkohë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews