Ballina Kronika Tragjedia në Itali / I vrau vajzën, 39-vjeçarja shqiptare kërcënohet nga familjarët...

Tragjedia në Itali / I vrau vajzën, 39-vjeçarja shqiptare kërcënohet nga familjarët e burrit

39-vjeçarja shqiptare, Tefta Malaj është kërcënuar nga familjarët e burrit të saj Taulantit, i cili mëngjesin e 7 majit vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin italian, me të cilin dyshonte se kishte lidhje.

Kështu shkruajnë mediat italiane, teksa i bëjnë jehonë dhe fushatës së nisur për të mbledhur fonte për të ndihmuar gruan dhe djalin e saj të mitur.

Kjo është fushata e nisur në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s, nga disa qytetarë për të ndihmuar 39-vjeçaren shqiptare që i mbijetoi masakrës në shtëpinë ku jetonte me familjen e saj.

Taulant Malaj, i cili vrau me thikë vajzën e tij Xhesika 16-vjeçare dhe fqinjin 51-vjeçar Massimo De Santis ndodhet pas hekurave.

Gruaja me djalin 5-vjeçar, i cili i mbijetoi masakrës që ai dëshmoi, aktualisht ndodhet në një vend larg Torremaggiore, pasi ka marrë kërcënime nga të afërmit e burrit të saj dhe komente urrejtjeje, dhe mbi të gjitha pasi ka shprehur vullnetin për të mos u kthyer në shtëpinë, ku i është vrarë vajza.

Në ditët pas vrasjes së dyfishtë, avokati që ndihmonte gruan, Michele Sodrio kishte kontaktuar edhe bashkinë e Torremaggiores për të kërkuar ndihmë financiare për Teftën dhe fëmijën e saj.

Për atë që ka ndodhur në orët e fundit, Sodrio thotë se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë shumë njerëz”.

Artikulli paraprakKush është Recep Tayyip Erdogan, si ka ndryshuar Turqia gjatë kohës së tij në pushtet
Artikulli tjetërBashkimi Evropian bëhet gati për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve