Ballina Kronika VIDEO/Aksident në Itali, 19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje mbrëmjen e maturës

VIDEO/Aksident në Itali, 19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje mbrëmjen e maturës

Kevin Murataj, 19-vjeçari shqiptar humbi jetën në Lignano Sabbiadoro, Udine rreth orës 23:30 të së premtes.

Murataj, së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po largoheshin nga piceria “Stadio” në Lignano Sabbiadoro, për të shkuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën pas mature, kur 19-vjeçari u godit nga një makinë, raportojnë mediat italiane.

Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancave dhe transportimit në urgjencën e Lignano, shqiptari nuk mundi të mbijetojë. Kevin Murataj la pas prindërit, babain Alket dhe nënën Elisabeta, si dhe dy vëllezër më të vegjël.

Artikulli paraprakTurqia zgjedh mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, çfarë duhet të dini për zgjedhjet presidenciale
Artikulli tjetërBabai im, Henry Kissinger, po mbush 100 vjeç. Ky është udhëzuesi i tij për jetëgjatësinë