Ballina Kronika Dramë në pikën kufitare “Jazhincë”/Arrestohet shtetasi serb që i mori bizhuteri dhe...

Dramë në pikën kufitare “Jazhincë”/Arrestohet shtetasi serb që i mori bizhuteri dhe para shtetasit turk, në një lokal të Tetovës

Policia ka arritur që të arrestojë shtetasin serb me iniciale A.A., 30 vjeç, i cili paraprakisht kishte marrë para, stoli dhe gjëra personale nga shtetasi turk S.S. 39 vjeç, në një lokal në Tetovë , përcjell TV21. Siç informon policia, arrestimi është bërë në pikën kufitare “Jazhincë”, ndërsa dyshohet se gjërat e konfiskuara kanë prejardhje nga një vepër penale.

“Me datë 17.06.2023, në ora 18.15 në vendkalimin kufitar “Jazhincë” nga ana e zyrtarëve policorë A.A.(30) nga Republika e Serbisë është privuar nga liria pasi sipas raportit rreth orës 07.30 në një lokal në Tetovë ka marrë para, bizhuteri dhe sendet personale të S.S.(39) nga Republika e Turqisë, të cilin e kanë njohur që më parë dhe i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Personit i janë gjetur gjërat, të cilat dyshohet se janë objekt i veprës penale”, thonë nga MPB.

Artikulli paraprakParalajmërohet radikalizimi i protestave në Serbi (VIDEO)
Artikulli tjetërVazhdojnë kërkimet për tre shtetasit e Kosovës të zhdukur në lumin Lepenc (FOTO+VIDEO)