Ballina Kronika Lajmet e kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari

Lajmet e kronikës së zezë nga Tetova dhe Gostivari

Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, më 15 qershor, rreth orës 20:50, në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar 20-vjeçaren R.H. nga Republika Sllovake, e cila më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme, por edhe për shkak të dyshimit se qëndronte në zonë e padeklaruar. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Më 15 qershor, rreth orës 10:00, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll në në një automjet, në pronësi të 31-vjeçarit G.G. nga Çegrani i Gostivarit, i cili po vuante dënimin me burg. Gjatë kontollit është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Kundër G.G. pas dokumentimit të plotë të çështjes do të vijojë parashtresa përkatëse.

Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë, më 15 qershor, rreth orës 22:15, në kryqëzimin e rrugëve “Ivo Lola Ribar” dhe “Strasho Pinxhur” në Tetovë, kanë ndaluar personat S.M.(38) dhe M.U.(41), të dy nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, u është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Më 14 qershor rreth, orës 08:10, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçaren N.Z. dhe 66-vjeçarin N.Z. nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se po qëndronin në zonë të padeklaruar. Shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme.

Më 15 qershor, dhjetë minuta pas mesnate, 36-vjeçari A.M. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në mbikalimin e Negotinës nga dy persona me të cilët paraprakisht ishte marrë vesh përmes telefonit për shitjen e veturës së tij “Opel Astra”. Sipas raportit, njëri nga sulmuesit ka përdorur edhe një send të fortë, pas së cilës i kanë marrë çantën me para, dokumente dhe sende të tjera dhe janë larguar nga vendi. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Pjesëtarët peolicisë të SPB-Tetovë dje (13 qershor), rreth orës 04:15 në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë kanë ndaluar personat M.N. (53) nga Zhelina e Tetovës dhe A.N.(49) nga Xhepçishti i Tetovës, të cilët paraprakisht janë vërejtur duke tentuar të kryejnë një vjedhje në një parcelë të një kompanie nga Tetova, ku gjatë arrestimit i kanë sulmuar fizikisht pjesëtarët e policisë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohen parashtresa përkatëse.

Mbrëmë (14 qershor), rreth orës 01:20, në rrugën “133” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë ndaluar 51-vjeçarin B.E nga Tetova, për shkak të dyshimit se më parë ka kryer një vjedhje në një banesë në Tetovë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj tij do të ngrihet kallzim përkatës.

Dje (13 qershor), rreth orës 12:50, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 51-vjeçaren M.B. nga Republika e Shqipërisë për shkak të qëndrimit të parregullt në zonë. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Tridhjetë e gjashtë vjeçarja A.D. nga Gostivari dje (13 qershor), në ora 16:25 në SPB-Tetovë, ka raportuar se rreth orës 13:50 në një zyrë afariste në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar për shkak të borxhit të besuar me burrin e saj, ka qenë e sulmuar fizikisht nga personi E.B.(50) nga Gostivari. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar dje (13 qershor), rreth orës 07:30, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, kanë ndaluar personar N.A.(42) dhe Sh.J.(36) nga Llakavica e Gostivarit, të cilët kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të pahijshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, për të dy do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Shtatëdhjetë e katër vjeçari N.A. nga Vrapçishti i Gostivarit, dje (13 qershor), në ora 14:20 ka raportuar në SPB-Tetovë se në fshat mbesa e tij e moshës jomadhore është kafshuar nga një qen rrugësh.

Mbrëmjen e djeshme (13 qershor), në ora 23:00 në SPB-Tetovë është raportuar se 80-vjeçari R.A. nga Çegrani i Gostivarit, derisa ishte duke përgatitur darkën në objektin ndihmës pranë shtëpisë së tij familjare, i ka shpërthyer bombola e gazit dhe i ka lënduar duart dhe kokën, e më pas është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar për ndihmë mjekësore. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Dje (13 qershor) në orën 18.00, 51-vjeçari I.K. nga Shkupi ka raportuar në SPB-Tetovë se rreth orës 16:15 në tregun e madh në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Më datë 13.06.2023 në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë ndaluar personat G.S.(36) nga Tetova, N.A.(49) nga Xhepçishti i Tetovës dhe M.N.(53) nga Zhelina e Tetovës. Ata dyshohen se me datë 12.06.2023, rreth orës 19:00 në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, nga një automjet ngarkues i tipit “Opel Vivaro” me marka të regjistrimit të Gostivarit, pronë e personit L.A.(52) nga Gostivari, kanë vjedhë para në valuta dhe apoena të ndryshme si dhe gjësende të tjera.
Paratë dhe sendet marra janë gjetur dhe do t’i kthehen pronarit. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatitet kallëzim përkatës.

Më datë 12.06.2023 në ora 15:35 në SPB-Tetovë, 21-vjeçarja B.I. nga Poroji i Tetovës ka raportuar se rreth orës 15:15 është sulmuar fizikisht nga një person në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më datë 12.06.2023, në ora 10:00, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar e kanë ndaluar personin F.I. (41) nga Gostivari për shkak se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kanosur zyrtarët policorë dhe anëtarët e ekipit të Emergjencës Mjekësore të Gostivarit, të cilët kanë kryer veprime zyrtare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Më datë 12.06.2023, në ora 09:30 në afërsi të një shkolle fillore në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, kanë ndaluar një person të moshës jomadhore nga Tetova pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Pas dokumentimit të çështjes ndaj tij, do të vijojë parashtresa përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.

Më datë 12.06.2023, në ora 15:00, në Njësinë e Policisë Galatë, 26-vjeçarja M.D. nga Debreshi i Gostivarit, ka raportuar se në fshat është sulmuar nga qen rrugësh, me çka është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime.

Me datë 08.06.2023, në ora 21:10, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin A.A. (22) nga Tetova për shkak se në posedim tek ajo është gjetur marijuanë.
Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

Me datë 08.06.2023, në ora 22:30, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar e kanë arrestuar një person të moshës jomadhore nga Gostivari për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.
Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

Me datë 09.06.2023, në ora 01.45, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin B.E.(22) nga Republika e Kosovës me banim në Tetovë, pasi që gjatë kontrollit, në posedim të tij është gjetur marijuanë.
Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

Më datë 08.06.2023, në ora 18:50, në rrugën “JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë arrestuar personat J.F.(28), J.I.(26), E.E.(23), S.D.(31) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi. Ata u gjetën duke ngarkuar sende në një kamion me targa regjistrimi të Shkupit, të cilat i morën nga një magazinë e përdorur nga një bastore sportive. Lidhur me ngjarjen, në ora 23:30 në Tetovë, është privuar nga liria edhe personi E.P. (33) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim të rregullt në Gostivar, i cili sipas raportimit i ka angazhuar personat që t’i marrin sendet nga depoja e basteores, pa dijeninë e personit M.U.(37) nga Gostivari, i cili ishte ortak i tij në bastore. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatitet kallëzim përkatës.

Më datë 08.06.2023, në Vrapçishtë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë arrestuar personin M.Ç.(33) nga Republika e Turqisë. Gjatë bastisjes së kryer në një shtëpi në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Sanitar Shëndetësor, të cilin ai e përdorte si ordinancë për mjeksi alternartive, të kryer me vendim gjykate, janë gjet dhe sekuestruar një sasi e madhe tabletash, dokumentacioni mjekësor, para dhe sende të tjera. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Më datë 08.06.2023 në ora 17:20, në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB- Gostivar kanë arrestuar personin N.B.(55) nga Srbinova e Gostivarit. Ai dyshohet se me përdorim të forcës fizike i ka mbajtur në shtëpinë e tij personat M.R.(35) dhe Xh.Ç.(26), të dy nga Gostivari, pasi që nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë gjatë vendosjes së inventarit në shtëpinë e tij.
Personi është ndaluar në Komisariat për sqarimin dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës.

Me datë 08.06.2023 në ora 11:40, zyrtarët policorë të Policisë së Jegunovcit e kanë arrestuar personin B.E.(31) nga një fshat i Tetovës për shkak se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 31-vjeçare.
Personi është ndaluar në Komisariat për sqarimin dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës.

Më datë 08.06.2023 në ora 10:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin M.Z.(32) nga një fshat i Tetovës për shkak se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 24 vjeçare.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.

Më datë 06.08.2023 në ora 19:20 në SPB-Tetovë, B.Z.(45) nga Tetova ka raportuar se ka gjetur vajzën e tij të mitur, për të cilën paraprakisht kishte raportuar se është larguar nga shtëpia. Sipas njoftimit, ata kanë kontaktuar me të, gjatë së cilës ajo ka deklaruar se jeton me të dashurin në Republikën e Malit të Zi.

Më 07.06.2023 në ora 21:05, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin J.F.(46) nga Zhelina e Tetovës. Rreth orës 19:30 në Bulevardin “Iliria” në Tetovë, ai ka goditur disa herë me automjetin e tij “Fiat Punto” veturën “Opel Astra” me targa të Tetovës, që drejtohej nga S.R. (30) nga Tetova, gjatë së cilës ka mbetur e lënduar M.R., lëndime të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.

Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës.

 Me datë 07.06.2023, në ora 14:10, në rrugën “176” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin A.J.(20) nga Tetova pasi që gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të përgatitet një parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.

Me datë 07.06.2023 në vendkalimin kufitar Jazhincë, zyrtarët policorë kanë ndaluar M.B.(20) nga Republika e Shqipërisë për shkak të qëndrimit të parregullt në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo është mbajtur në SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

  Më datë 07.06.2023 në ora 12:50 në DPB- Gostivar, personi R.M.(39) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00:30 në rrugën “Boge Veljanoski” pas një mosmarrëveshje të shkurtër është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij R.S., i cili. duke përdorur edhe sende të forta ka dëmtuar automjetin e tij.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, më pas do të vijojë parashtresa përkatëse.

 Më datë 07.06.2023 në ora 17:30 në DPB-Gostivar, personi V.I. (31) nga Gostivari ka raportuar se në vendin e tij të punës në bazën për asfalt që gjendet në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë është kafshuar nga një qen i pastrehë.

Me datë 06.06.2023, në ora 16.50, në oborrin e Stacionit Policor Tetovë, me urdhër të gjykatës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kontrolluar veturën “BMW” me targa të Gostivarit, e cila ishte sjellë me datë 02.06.2023 nga rruga “Vidoe Smilevski. Bato” me shërbimin policor duke vepruar sipas kontroll aksionit, ku drejtuesi i mjetit personi G.G. (32) nga Çegrani i Gostivarit është arrestuar për shkak të vuajtjes së dënimit me burg, por i njëjti nuk kishte pranuar ta hap veturën për t’u kontrolluar. Gjatë kontrollit, në prani të pronarit B.Sh.(29) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, në bagazh është gjetur marijuanë, një send me mbetje kokaine dhe sende të tjera. Materialet e gjetura janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë raporti përkatës.

Me datë 06.06.2023, në ora 19:40, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin I.I.(18) nga Sllatina e Tetovës, pasi që të njëjtën ditë rreth orës 19:00 është raportuar nga personi T.A. (43) nga Falishi i Tetovës, se e kishte sulmuar fizikisht në objektin e tij afarist.
Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më 07.06.2023 në Policinë e Gostivarit, J.E.(38) nga Nistrova e Rekës së Poshtme, ka raportuar se rreth orës 00:40 në rrugën rajonale nga Zdunjë- Gostivar, në Gostivar është sulmuar fizikisht nga personi B.S.
Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtrimi përkatës.

Me datë 06.06.2023 në ora 18:15 në një qendër tregtare në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar dy vajza të moshës jomadhore nga  Tetova dhe Selca e Tetovës. Ata janë kapur teksa kryenin një vjedhje në një lokal shitjeje.
Sender e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa të miturat janë ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Më datë 06.06.2023 në ora 14:00 në SPB-Tetovë, A.R.(38) nga Siniçani i Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga një grua për shumën prej 350 euro. Sipas raportit, ata kanë rënë dakord me personin, punonjëse e autoshkollës, që ta ndihmonin të kalonte testin e shoferit, por marrëveshja nuk ishte përfunduar, pas së cilës ajo nuk ishte përgjigjur telefonatave të tij dhe ai e kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar.
Rasti është duke u zbardhur.

Më datë 06.06.2023 në ora 23:50 në Njësinë e Policisë-Tearcë, 31-vjeçarja Sh.A. nga Tearca e Tetovës ka raportuar se rreth orës 19:30 në fshat është sulmuar nga disa qen endacakë, me çka ka rënë dhe ka pësuar lëndime.

Me datë 05.06.2023 në ora 14:50 në rrugën “Gjorçe Petrov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin L.V.(31) nga Tetova për shkak se i janë gjetur dhe marrë dy shiringa, njëra prej të cilave ishte e mbushur me masë të lëngët, si dhe dy gjilpëra të papërdorura.
Personi në fjalë është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do ti përpilohet parashtresë përkatëse.

Me datë 05.06.2023 në ora 20:10 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB- Tetovë kanë arrestuar personat S.A.(52) dhe A.A.(24), të dy nga Tetova, pasi që janë sjellë në mënyrë agresive dhe kanë penguar një inspektor të DAP-it gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më datë 06.05.2023 në ora 16:00, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë ndaluar personin S.B.(45) nga Gostivari. Ai dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë, gjatë së cilës ka marrë para nga zyra e punës së personit SH.A.(31) nga Forina e Gostivarit. Paratë e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.

Më datë 06.05.2022, në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00, është kryer kontroll aksion ndaj automjeteve të ngarkesave në zonën e SPB-Tetovë. Njëkohësisht, 4 drejtues mjetesh (TE-1 dhe GV-3) janë sanksionuar për drejtimin e mjeteve me parregullsi në pajisjet e frenimit. Ata menjëherë janë përjashtuar nga trafiku.
SPB-Tetovë edhe një herë apelon te personat juridikë dhe fizikë që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve, të rregullojnë dokumentacionin përkatës dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe pjesmarësve të tjerë në rrugë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews