Ballina Aktualitet Festa e madhe e Bajramit të Vogël në Wil të Zvicrës (FOTO+VIDEO)

Festa e madhe e Bajramit të Vogël në Wil të Zvicrës (FOTO+VIDEO)

Lazim Destani

Dje pata kënaqësinë të marr pjesë në manifestimin kulturor që u mbajt në sheshin e qytetit Wil të Zvicrës me rastin e festës së Bajramit. Nën organizimin e xhamisë së këtij qyteti kjo ngjarje kishte mbledhur së bashku shumë pjesëtarë të diasporës sonë por edhe zviceranë, në mesin e të cilëve edhe personalitete nga jeta politike e sociale, intelektualë e biznesmenë të shumtë.
Bukuri të veçantë kësaj ngjarje i dhanë performancat e ekzekutuara nga valltarët e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Sharri”. Vallet e vajzave dhe djemve, veshur me kostume tradicionale kombëtare, sollën kënaqësi dhe emocion për të ftuarit, ndërsa ishin atraksion për kalimtarët që në këtë kohë u gjendën aty te sheshi i këtij qyteti zviceran.

Me këtë rast, imamin e xhamisë së qytetit të Wil-it, Bekim Alimi, e falënderoj për ftesën si dhe e përgëzoj për organizimin e këtij aktiviteti ku dhe pata nderin të mbaj fjalë përshëndetëse.

@tn.lajmelokale
@tetovanews