Ballina Top Lajm Një spital belg krijoi një pavijon të veçantë ku kafshët shtëpiake vizitojnë...

Një spital belg krijoi një pavijon të veçantë ku kafshët shtëpiake vizitojnë pacientët

Një pavijon ku kafshët shtëpiake mund të vizitojnë pacientët që janë në kujdesin paliativ ose kanë sëmundje që kërkojnë një qëndrim të gjatë për trajtim është ndërtuar në Spitalin Sint-Trujdo në Belgjikë.

Qëllimi është përmirësimi i mirëqenies së pacientëve.

Shumica e spitaleve në mbarë botën nuk lejojnë vizitat nga kafshët shtëpiake për shkak të rreziqeve të higjienës dhe kontaminimit. Vite më parë, pacientët që i nënshtroheshin trajtimit afatgjatë në spitalin Sint-Trujdo, të cilët dëshironin të shihnin kafshët shtëpiake, duhej t’i takonin në oborr.

Ideja për hapësirën e brendshme të dedikuar lindi nga bisedat midis pacientëve me kancer dhe psikologëve të spitalit dhe një pavijon që është i ndarë nga objekti, por i lidhur me të u hap muajin e kaluar.

“Për banorët afatgjatë të spitalit, mirëqenia mendore është shumë e rëndësishme në rikuperim dhe rilidhja me kafshët shtëpiake ndihmon vërtet,” tha zëdhënësja e spitalit Mitt Driesen.

Hapësira e re, e financuar nga shoqata bamirëse e kancerit me 140,000 euro, u mundëson pacientëve të takojnë kafshët shtëpiake për një orë në javë. Për momentin, lejohen vetëm qentë dhe macet./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews