Ballina Aktualitet VIDEO/Stuhi mbi Aeroportin e Prishtinës, frikë në mesin e udhëtarëve të linjës...

VIDEO/Stuhi mbi Aeroportin e Prishtinës, frikë në mesin e udhëtarëve të linjës Basel-Prishtinë

Njohësi i aviacionit civil, Arlind Imeri, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se aeroplani i linjës Basel-Prishtinës ka devijuar fluturimin për në Aeroportin e Shkupit.

Sipas Imerit, ishte e pakuptimtë tentativa e pilotit të aeroplanit të provonte të ateronte të Prishtinë, përkundër kushteve të rënda atmosferike.

Ai ka publikuar edhe pamjet nga ato momente shqetësuese për pasagjerët.

“Dje për shkak të kushteve të rënda atmosferike, aeroplani i linjës Basel – Prishtinë ka qenë i obliguar të devijoj fluturimin për në Aeroportin e Shkupit. Për hirë të së vërtetës, deri këtu gjithçka në rregull. Ajo çfarë ishte e pa kuptimtë është tentativa e pilotit të kompanisë Trade Air që të provonte të ateronte në Prishtinë përkundër kushteve të rënda atmosferike. Në momentin e futjes në stuhinë e fuqishme e cila po qëndronte mbi Aeroportin e Prishtinës, aeroplani u përfshi nga një turbulencë dhe humbje të lartësisë që nuk e kisha parë ndonjëherë më parë, gjë që shkaktoi panik dhe frik tek pasagjerët që ishin në bord”, ka shkruar Imeri.

Imeri ka theksuar se veprimi i pilotit ka “rrezikuar” 180 pasagjerët që ishin në bord dhe si pasojë e kësaj pasagjerët janë detyruar të zbresin në Aeroportin e Shkupit.

“Mbi 5 minuta tmerr që nuk kisha parë ndonjëherë, përgjegjës të vetëm kanë qenë pilotët e kësaj linje, sepse nuk eshte normale rrezikimi i mbi 180 jetëve vetëm pse ka rastisë që në bord të jetë një pilot i krisur. Si pasojë e kësaj, disa pasagjer të cilët kishin përjetuar sulme të panikut, u detyruan të zbritnin në Aeroportin e Shkupit për të kërkuar ndihmë mjekësore. Më vonë dë të dal me një shkrim për fluturimin, sjelljen e kosovarëve në këtë fluturim e deri tek përjetimet nga turbulenca”, ka shtuar Imeri.

Gjithashtu, Imeri ka shpërndarë një video, ku shihen dhe dëgjohen pasagjerët të kenë frikë dhe panik.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews