Ballina Kronika Tullumbace të bardha dhe arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar, niset për...

Tullumbace të bardha dhe arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar, niset për Shqipëri trupi i pajetë i Klajdit (VIDEO)

Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, u nxor sot nga dyert e morgut i mbuluar me flamurin shqiptar. Për të përcjellë trupin e pajetë të të riut shqiptar ishin mbledhur shumë qindra qytetarë miq e të njohur që mes lotëve e duartrokitjeve e përcollën në udhëtimin e tij të fundit drejt atdheut.

‘Drejtësi, drejtësi, drejtës!’ kërkojnë miqtë dhe të afërmit e të riut Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.

I pranishëm ishte vëllai Xhuliano, i cili me Klajdin do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi në ditët në vijim.

I riu shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë një sherri në trafik, teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul. Ky i fundit e qëlloi Bitrin me shtizën e pushkës së detit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Klajdi konsiderohej si në i ri model që ishte integruar në mënyrë perfekte në Itali, punonte për të mbështetur vëllain e tij më të vogël dhe dy prindërit që jetojnë në Lushnje.

Artikulli paraprakKërcënoi me vrαsje Albin Kurtin, arrestohet një person në Kosovë
Artikulli tjetërStuhia “Daniel” godet Greqinë, ka edhe viktima (VIDEO)