Ballina Teknologji Galaxy Z Flip dhe Galaxy Tab S9 marrin Android 14

Galaxy Z Flip dhe Galaxy Tab S9 marrin Android 14

Pasi dërgoi përditësimin One UI 6.0 tek Galaxy s23 FE, Samsung tashmë po vijon me pajisjet e radhës Galaxy Z Flip 5 dhe Galaxy Tab S9.

Në këtë pikë lehtësisht mund të thuhet se kompania në fazë të gjerë lançimi të versionit më të fundit Android për pajisjet e saj duke provuar edhe njëherë tjetër se është serioz kur bëhet fjalë për strategjinë e softuerëve.

Një tjetër gjë që vlen të theksohet është superioriteti që Samsung po tregon ndaj rivalëve kur bëhet fjalë për linçimin e Android 14.

Për Galaxy Z Flip 5, përditësimi One UI 6.0 bart numrin F731USQU1BWK9. Natyrisht ky numër ndryshon sipas rajonit dhe operatorit celular.

Sa i takon Galaxy Tab S9, Android 14 vjen me numër ndërtimi X91XBXXU1BWK6. Madhësia e përditësimit ndryshon mes 2.5 deri në 3GB dhe përmbajnë përditësimet më të fundit të sigurisë së muajit Nëntor.

Sigurisht përditësimi do të marrë kohë përpara se të bëhet i disponueshëm për të gjithë në mbarë globin, një praktikë që vlen për të dy modelet. Gjëja më e mirë është të prisni gjersa njoftimi i përditësimit të shfaqet në telefonin tuaj. /PCWorld Albanian

@tn.lajmelokale
@tetovanews