Ballina Aktualitet Lajme Dalje jo, hyrje po me pasaportat e vjetra/ Nga e mërkura vlejnë...

Dalje jo, hyrje po me pasaportat e vjetra/ Nga e mërkura vlejnë vetëm patentat me “Maqedoninë e Veriut”

MPB bëri të ditur se cilat dokumente personale vazhdojnë të jenë të vlefshme dhe cilat bëhen të pavlefshme sipas marrëveshjes së Prespës. Pra, me pasaportat e vjetra ku shkruan “Republika e Maqedonisë” nuk mund të dilni jashtë shtetit, por mund të hyni nëse dokumenti i udhëtimit është i vlefshëm. Letërnjoftimet vazhdojnë të jenë të vlefshme në territorin e vendit, mund të dilni në vendkalimet me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, por policia e RMV-së nuk garanton nëse do të lejoheni të hyni në shtetin fqinj. E njëjta gjë do të zbatohet edhe për lejet e qarkullimit. Nga e mërkura, patentat e shoferit do të vlejnë vetëm me emrin e ri kushtetues. Nëse kontrolloheni nga policia dhe keni patentë shoferi të vjetër, do të gjobiteni. Në targa duhet të keni ngjitëse NMK, e cila mund të merret pa pagesë në stacionin e kontrollit teknik, ku duhet të shkoni me automjetin tuaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews