Ballina Kronika Krimi horror në Durrës, prova që “fundosi” dy vëllezërit e Hygertës

Krimi horror në Durrës, prova që “fundosi” dy vëllezërit e Hygertës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe dy vëllezërit e 19-vjeçares që dyshohet se vrau babain 50-vjeçar Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë por e zbuluar sot nga policia.

Në pranga është vënë 25-vjeçari Hysen Meta si dhe djali tjetër 21-vjeçar, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me motrën e tyre, 19-vjeçaren Hygerta Meta për vrasjen e babait të tyre dhe fshehjen e provave.

Dyshohet se dy vëllezërit kanë prishur provat e krimit të rëndë. Mësohet se policia ka arritur të zbulojë shenjat e gishtave të dy vëllezërve në qesen me të cilën ishte mbështjellë trupi i pajetë i 50-vjeçarit.

Po ashtu, 25-vjeçari Hysen Meta mori makinën e të atit dhe pasi e çoi në zonën e Sektorit Rinia në Durrës, shkoi në polici dhe e denoncoi të zhdukur të atin e tij.

Më herët, 19-vjeçarja Hygerta Meta mori përsipër krimin e rëndë duke thënë se kishte qenë ajo që kishte qëlluar 4 herë me armë zjarri mbi babain e saj disa ditë më parë, për shkak se 50-vjeçari Pëllumb Meta donte ta martonte me mblesëri.

Ajo tha se nuk ishte penduar për krimin, ndërsa rrëfeu vendin ku ishte groposur viktima si dhe vendin ku kishte hedhur pistoletën.

https://youtu.be/HCSyuTqYoCo

@tn.lajmelokale
@tetovanews