Ballina Kronika KRONIKA E ZEZË e Tetovës dhe Gostivarit – Shkurt 2024

KRONIKA E ZEZË e Tetovës dhe Gostivarit – Shkurt 2024

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, më 5 shkurt, rreth orës 22:30 kanë privuar nga liria 48-vjeçarin I.A. nga Shipkovica e Tetovës, i cili ishte shpallur në kërkim, për shkak të dyshimit se ai kishte kryer veprat penale “falsifikimi i parave” dhe “përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësimi dhe tregtimi i armëve ose materialeve shpërthyese”. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme.

VIDEO BONUS:

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, m 5 shkurt,  rreth orës 22:40, në një rrugë lokale në Pirok të Tetovës, kanë arrestuar 50-vjeçarin B.I. nga ky fshat për arsye se tek ai u gjet dhe konfiskua marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër B.I. do të përgatitet parashtresë  përkatëse.

VIDEO BONUS:

Më 5 shkurt, rreth orës 22:50, pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë- Departamentit të Punëve të Brendshme-Gostivar, në Gostivar kanë privuar nga liria personin B.S. nga Çegrani i Gostivari, i cili më parë ishte raportuar se e kishte sulmuar fizikisht njerkën e tij 43-vjeçare. Ai po mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

VIDEO BONUS:

Banorja 52-vjeçare e një fshati të Tetovës, më 5 shkurt, në orën 18:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se burri i saj N.Z. e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.

VIDEO BONUS:

Efektivët  e policisë të SPB-Tetovë, më 5 shkurt, rreth orës 11:10, kanë arrestuar 24-vjeçarin M.N. nga Tetova, i cili në një objekt hotelierik në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, në pronësi të 62-vjeçarit D.N. nga Tetova, kishte prishur rendin dhe qetësin publike dhe kishte vepruar në mënyrë agresive.  Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.

Video bonus:

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari T.I. nga Saraqina e Tetovës, punonjës i NP “Pyjet Kombëtare”, më 5 shkurt, në orën 09:50 në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 01-shkurt, rreth orës 11:00 ai dhe disa persona të tjerë në zonën e Zhelinës u penguan të kryejnë detyrime e punës nga disa njerëz nga Zhelina e Tetovës të cilët i kishin kërcënuar ata për arsye se se nuk kishin leje nga bashkësia lokale i këtij fshati. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……

Më 5 shkurt, rreth orës 07:30 në SPB-Tetovë është raportuar një zjarr i shkaktua në një shtëpi në fshatin Brodec të Tetovës, në pronësi të 53-vjeçarit I.A. nga ky fshat. Nuk kishte persona të lënduar në zjarr, kurse ishte dëmtuar vetëm çatia dhe disa mjete të vendosura në atë pjesë të ndërtesës. Me ndërhyrjen e banorëve të fshatit dhe Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri plotësisht është lokalizuar. Inspektimi është kryer nga një ekip i SPB-Tetovë.
……

Më 4 shkurt, në orën 21:15 në SPB-Tetovë, është raportuar një zjarr i shkaktuar në shtëpinë e 48-vjeçarit Sh.H. në Vrapçiaht të Gostivarit. Nuk ka pasur asnjë person të lënduar, kurse është dëmtuar brendësia e ndërtesës dhe një shtëpisë fqinje, në pronësi të 59-vjeçarit H.I. Me ndërhyrjen e Njësisë Teritoriale të Zjarrfikjes së Gostivarit, zjarri është lokalizua plotësisht, ndërsa inspekimin e ka kryer një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar.
……

Më 5 shkurt, rreth orës 10:50, 52-vjeçari V.P. nga Gostivari, në SPB-Tetovë ka raportuar se mbi fshatin Toplica të Gostivarit, në fshatin Pozharan, kishte gjetë një pushkë M-48. Arma e gjetur është fotodokumentuar dhe ngritur për ekspertizë. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……

Tridhjetë e dy vjeçarja A.N. nga Gostivari, më 5 shkurt, në ora 23:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:30 vajza e saj e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe se ndoshta ishte larguar me një person 19-vjeçar nga Prilepi me të cilin ishte në një lidhje dashurie. Janë duke u marrë masa për të gjetur të miturën.

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, më 4 shkurt, rreth orës 14:00 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pas një fletaresti të lëshuar me urdhër gjykate, kanë arrestuar personin A.S. (35) nga Palçishti i Poshtëm i Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg në institucionin korrekties penal, Burgu i “Tetovës” në Tetovë. Menjëherë, ai është dorëzuar në këtë institucion për të vuaktur dënimin.
……

Më 4 shkurt rreth orës 13:00, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat Xh.Z.(20) dhe F.Z. (24) nga Reçica e Vogël e Tetovës. Ata më parë ishin raportuar nga 40-vjeçarja V.K. nga Tetova, me të cilën Xh.Z. kishte qenë në një marrëdhënie dashurie për një kohë të gjatë, rreth orës 02:30 në apartamentin që ajo po qëndronte në Tetovë, Xh.S. e kishte sulmuar fizikisht deh i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.
……
Më 4 shkurt, rreth orës 18:20, në Lagjen e Gostivarit Pitarnica, efektivët e policisë të SPB Tetovë- Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, kanë arrestuar personin L.S. 49-vjeç nga fshati Sence i Rekës të Epërme, sepse ai kishte vepruar në mënyrë agresive dhe kishte ofenduar efektivët e policisë nga Njësia e Policisë së Mavrovës Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar dhe kundër L.S. do të pasoj parashtresë përkatëse.
……

Më 4 shkurt, në ora 21:40, D.N.(36) nga Haraqina e Shkupit në SPB-Tetovë ka raportuar se dy orë më parë në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, ku ai po qëndronte me disa njerëz të tjerë, pas një zënke të mëparshme verbale është sulmuar fizikisht nga 46-vjeçari K.O. nga Tetova i vili gjatë sulmit kishte përdorur edhe mjet metalik. Janë ndërmarrë masat për të pastruar dhe dokumentuar rastin.

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Brendshëm Gostivar, më 1 shkurt, rreth orës 21:25, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, kanë privuar nga liria personat R.A. (23), B.B.(21) dhe H.S.(22), për arye se gjatë kontrollit të kryer është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. R.A. është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Tridhjet e shtatë vjeçari I.G. nga Tetova, më 1 shkurt, në orën 11:25 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 09:40 në korridorin e ndërtesës së banimit në të cilën ata jetonin në Tetovë janë sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre L.A. Çështja është duke pastruar dhe dokumentuar.

Më 1 shkurt, në orën 18:30, 45-vjeçarja R.S. nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë në rrugën Jane Sandanski në Tetovë djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur të cilin e njihte dhe se i njëjti ishte me dy persona të tjerë, gjithashtu të mitur. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Më 1 shkurt, në orën 16:20, personi H.J.(46) nga Dobërdolli i Gostivarit në SPB-Tetovë ka raportuar se, për shkak të marrëdhënieve të tyre të papastërta të borxhit-besimit, është sulmuar fizikisht në fshat nga 41-vjeçari F.S. nga Negotina e Pollogut. Çështja është pastruar plotësisht dhe ndaj sulmuesit të raportuar është përgatitur parashtresë përkatëse.

Njëzet e katër vjeçari N.M. nga Siniçani i Tetovës, më 1 shkurt, ka raportuar se në mbrëmje rreth orës 23:30 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person që njihte. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

Më 1 shkurt, në 09:30, personi M.I.(51) nga Forina e Gostivarit në SPB-Tetovë ka raportuar se në murin e nj; salle sportive të një shkolle të mesme në Gostivar ishte shkruar grafit me përmbajtje, fyese dhe kërcënuese.  Meren masa për zbardhjen e rastit.

Më 1 shkurt, në orën 20:20, personat S.A.(23) dhe B.G.(29) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar në SPB-Tetovë kanë raportuar se rreth orës 05:30 pranë urës së lumit Vardar në Gostivar janë ndaluar nga dy persona me një automjet, të cilët ishin prezantuar në mënyrë të rreme se janë zyrtarë të policisë dhe prej tyre kishin marrë para. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

 

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews