Ballina Aktualitet Ministrat Mexhiti dhe Aliu: Nuk japim dorëheqje, për të ardhur keq shkarkimi...

Ministrat Mexhiti dhe Aliu: Nuk japim dorëheqje, për të ardhur keq shkarkimi i dy drejtorëve të ASH-së

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu përmes një konference për mediat theksuan se nuk do të dorëhiqen nga postet ministrore.

“Dorëheqje nuk do të ketë nga ne. Nëse kanë mundësi dhe opsione tjera le të provojnë. Të shohim le ta provojnë”, theksoi ministri Azir Aliu.

Kërkesën për shkarkimin e tyre e bënë një komision kadrovik i ASH-së, ku përmes një komunikate u tha se nga 7 anëtarë, 5 kanë kërkuar dorëheqjen e dy ministrave.

Ministri Aliu foli edhe për shkarkimin e papritur të dy drejtorëve nga radhët e ASH-së, drejtoreshën e Postave, Bujare Abazi dhe drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja, Gazmend Abdija. Sipas tij, është për të ardhur keq se këto propozime ishin inkorporuar fshehurazi në rendin e ditës dhe insisitohej nga Artan Grubi që të miratohen. Ministri Aliu tha se për shkarkimin e tyre votuan edhe dy zëvendësministrat bashkëpartiak, Vjollca Berisha – zvministre e bujqësisë, dhe Tiron Jajaga zvministër i mbrojtjes.

“Sot në Qeveri ishte Artan Grubi që vendoste se cila pikë duhej të kaloj për fat të keq Qeveria për herë të parë funksionoi pa procedura dhe rregullore. Disa projekte nga M.SH dhe MIOA në të mirë të qytetarëve, Artan Grubi nuk kaloi të kalojnë në fazën e fundit për arsye të panjohura. Dua të ju informoj se një nga pikat ishte shkarkimi i drejtorëve

Për fat të keq, Unë kur pash këto dy pika pyeta kryeministrin teknik se si kanë arritur që këto pika të jenë në rend dite, aty ndërhyri Artan Grubi tha se këto pika duhet votuar. Unë kërkova që kjo të mos ndodhë, por këtu insistoi Grubi dhe se votën për shkarkimin e tyre votuan edhe zvministrja e bujqësisë, Vjollca Berisha dhe zëvendësministri i mbrojtjes, Tiron Jajaga”, theksoi Aliu.(INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews