Ballina Aktualitet Moti i keq/ Anulohen tragetet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, probleme...

Moti i keq/ Anulohen tragetet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, probleme edhe në Vlorë

Lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas janë anuluar mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve tragetet që ishin planifikuar për t’u nisur sot do të lundrojnë mëngjesin e së dielës, rreth orës 6:00. Ky vendim erdhi si rezultat i motit të përkeqësuar në te dyja anët e Adriatikut dhe dallgëzimit në det të hapur.

Edhe flota e peshkimit do të pezullojë përkohësisht aktivitetin deri në një njoftim të dytë. Edhe kapiteneria e portit të Vlorës bën të ditur se anijet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk do të vijojnë punën normalisht. Po kështu është ndaluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese përgjatë këtyre 3 ditëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews