Ballina Kronika Zhduket një vajzë 14-vjeçe nga Hasanbegu i Shkupit, familja kërkon ndihmë

Zhduket një vajzë 14-vjeçe nga Hasanbegu i Shkupit, familja kërkon ndihmë

LAJM I PËRDITËSSUAR: Është gjetur vajza 14 vjeçare e cila kishte humbur kontaket me familjen të enjten.

Lajmin për televisionin Shenja e ka konfirmuar babai i 14 vjeçares, i cili mes tjerash ka falenderuar edhe opinionin për ndihmën.

“Sot (03.02.2024), zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë gjetur R.M. (14) nga Shkupi, për të cilën babai i saj S.M. me datë 01.02.2024 ka raportuar se është larguar nga shtëpia. E mitura do t’i dorëzohet babait të saj”, thonë nga MPB.

Rinesa 14 vjeçare nga Hasanbegu i Shkupit është zhdukur që nga dita e enjte.

Familjarët përmes mediave dhe rrjeteve sociale kanë kërkuar ndihmë për çdo informacion apo nëse hasin në ndonjë të dhënë.

Në rrjetet sociale janë dhënë edhe kontaktet e familjarëve KËTU.


@tn.lajmelokale
@tetovanews