Ballina Kronika Zyrtare nga policia: Vrasjen e 50-vjeçarit në Durrës e ka bërë djali,...

Zyrtare nga policia: Vrasjen e 50-vjeçarit në Durrës e ka bërë djali, motra dhe vëllai tjetër bashkëpunuan në krim

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shën Vlash të Durrësit, ku u vra Pëllumb Meta, 50 vjeç. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se, janë arrestuar të tre fëmijët, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë babanë.

Mësohet se autor i ngjarjes ka qenë vëllai i saj, Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.

Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Dijeni ka pasur edhe nëna, e cila ka bërë veprime duke penguar zbardhjen e të vërtetës.

‘Hysen Meta ka kallëzuar se babai i tij ka humbur kontaktet që prej 10 shkurtit. Me marrjen e këtij kallëzimi është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash sektori 1.

Tetova News në YouTube:

Në 22 shkurt nuk kishte më me zhdukje personi, por me vrasje në familje.

Në 22 shkurt nga veprimet u arrit që të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme të viktimës dhe pas ekspertizës u konkludua se viktima është vrarë me armë zjarri. Nga provat e sigurua nga veprimet hetimore u arrit që të gjenden provat dhe të arrestojnë Hysen Meta 24 vjeç, shtetasen H. M 19-vjeçe që kanë qenë bashkëautor në këtë krim të rëndë.

Është arrestuar dhe djali tjetër i viktimës 22-vjeç që ka ndihmuar në vrasje, në hetim dhe gruaja pasi ka penguar zbardhjen e së vërtetës’, njofton Policia.

https://youtu.be/HCSyuTqYoCo