Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Sot do të zhvillohet ceremonia e varrimit e 35-vjeçarit Rrahim Latifi, trupi i të cilit u gjet dje në Liqenin e Ujmanit, pas disa ditë kërkimesh.
Lamtumira e fundit, do t’i jepet sot në varrezat e Shipolit, pas lutjeve të pasdrekës, në ora 16:44.
I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.
Trupi i Latifit u gjet pas një operacioni të përbashkët kërkimor nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe KFOR-i, të cilët punuan pa u ndalur për gjetjen e tij.

Përndryshe, Latifi ishte hedhur nga ura në Ujman.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






