Ballina Aktualitet NASA publikon hartat satelitore të zjarreve në Mesdhe, Shqipëria dhe Ballkani në...

NASA publikon hartat satelitore të zjarreve në Mesdhe, Shqipëria dhe Ballkani në situatë alarmante

Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës deri në Qipro, rajoni i Mesdheut po përballet me një valë të rrezikshme zjarresh, të cilat janë regjistruar në kohë reale nga sistemi satelitor i NASA-s.

Në imazhet e publikuara nga agjencia amerikane, çdo pikë e kuqe përfaqëson një vatër aktive zjarri, të përmasave të ndryshme, që aktualisht është në zhvillim. Shqipëria përfshihet qartë në hartë, duke treguar praninë e disa vatrave të ndezura në territorin e saj.

NASA ka paraqitur të dhëna vizuale për tre periudha kohore për sot, për 24 orët e fundit dhe për shtatë ditët e fundit, ndërsa pamja 7-ditore rezulton më shqetësuese, duke pasqyruar përhapjen masive të flakëve gjatë një jave që ka qenë ndër më të nxehtat e këtij sezoni veror.

Ballkani dhe Italia janë ndër vendet më të goditura nga vala e të nxehtit ekstrem, e cila ka krijuar kushte shumë të favorshme për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve, veçanërisht në zonat pyjore.

Sipas të dhënave të NASA-s, shumica e vatrave ndodhen në territore të mbuluara me pyje, duke rritur alarmin për dëme të mëdha mjedisore. Megjithatë, disa pika tregojnë edhe aktivitete njerëzore si djegiet bujqësore, proceset industriale apo edhe zjarret në zona konflikti, si në rastin e luftës në Ukrainë.

Tetova News në YouTube: