Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Ermalinda Ramën për të vrarë babain e saj, Anesti Ramën, në Fier. Sipas hetimeve, ka dyshime të forta se 26-vjeçarja kishte një lidhje intime me Doganin, i cili ishte një vit më i vogël se viktima. Kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që ka shtyrë vajzën të ndërmerrte aktin e rëndë, pasi babai i saj nuk e pranoi këtë lidhje. Mësohet se Ermalinda ka pasur disa lidhje të tjera të dështuara, ndër to dhe një fejesë me Doganin, që mund të ketë nxitur tensionet brenda familjes.

Dogani ka hedhur poshtë akuzat për bashkëpunimin në vrasje, duke deklaruar se ditën e ngjarjes ai ka qenë në fshatin e tij. Sidoqoftë, hetuesit dyshojnë se ai ka ndihmuar vajzën dhe nënën e saj, Valbona Ramën, të realizonin krimin, duke përdorur mjete të forta dhe përfundimisht strangulim për të mbytur Anesti Ramën. Po ashtu, dyshohet se Valbona ka pastruar ambientin për të fshehur gjurmët e vrasjes. Lidhja intime mes Ermalinda Ramës dhe Çlirim Doganit ka hedhur më shumë dritë mbi sfondin e kësaj tragjedie familjare.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai I të fëmijëve në moshë madhore.
Më herët Emanilda ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord. Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.
Çlirim Dogani ndërkohë mohon të gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej në fshatin e tij shumë larg bendit të ngjarjes, kur ndodhi krimi.
Ermalinda Rama mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.
![]()
55-vjeçari u vendos në pranga ditën e sotme (26 Korrik) dhe në dëshminë e dhënë për policinë pas arrestimit ka mohuar të gjitha akuzat.
Ai ka pretenduar se ndodhej në fshatin e tij Arapaj, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi.
Çlirim Dogani mësohet se ishte i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore. Ndërsa sipas burimeve, 26-vjeçarja ka qenë e fejuar 3 herë, por është ndarë.
Dyshimet janë se ajo i mori jetën të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.
Burime bëjnë me dije se Ermalinda shkonte herë pas here në fshatin Suk të Roskovecit, ku motra e saj është e martuar dhe jeton prej vitesh.
Në këtë zonë, konkretisht në Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj (ku banonte edhe Çlirim Dogani), Ermalinda mësohet se punonte në serat e fermerëve vendas.
Pikërisht aty është njohur me 55-vjeçarin, me të cilin dyshohet se më pas ka nisur edhe një lidhje dashurie.
VRASJA
Çlirim Dogani, nga fshati Arapaj i Roskovecit, u vendos në pranga ditën e sotme (26 Korrik) dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me 26-vjeçaren, me të cilën kishte krijuar një lidhje dashurie, duke mbytur me tel Anesti Ramën.
Gjithashtu, sqaron policia, në krimin shokues janë përdorur edhe sende të forta dhe mjete prerëse.
“Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.
Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse”, informuan blutë.
Ndërkohë një ditë më parë (25 Korrik), në pranga është vendosur edhe bashkëshortja e viktimës, Valbona Rama pasi akuzohet se ndihmoi të bijën të pastronte trupin e viktimës për të fshirë gjurmët e vrasjes.
“Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”,”- informoi policia.
Vajza ka dëshmuar se i ati i saj ishte rrëzuar në banjë dhe se kishte ndërruar jetë, por kanë qenë mjekët që hodhën poshtë versionin e saj, në kontrollin e paraprak që i kanë bërë trupit të viktimës.














