Ballina Sport Shqiptarët shkruajnë historinë për Maqedoninë e Veriut, suksesi në Champions i Shkëndijës...

Shqiptarët shkruajnë historinë për Maqedoninë e Veriut, suksesi në Champions i Shkëndijës u jep për herë të parë…

Shkëndija e Tetovës ka bërë historinë duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Dhe duke e bërë një gjë të tillë, ka arritur një rezultat historik për të dhe për futbollin në Maqedoninë e Veriut.

Kuqezinjtë e Tetovës, falë mbrëmjes magjikë në Bukuresht, siguruar kalimin në një tjetër tur në Ligën e Kampioneve dhe në rastin më të keq, kalojnë në play-off të Ligës së Europës. Edhe aty, nëse eliminohen, do të kenë të sigurt të paktën fazën në grupe të Ligës së Konferencës., me të ardhura të shkëlqyera për këtë klub e padyshim edhe shikueshmëri të madhe për lojtarët. Kjo, në versionin më të keq të mundshëm, pasi rrugëtimi i Shkëndijës në Champions vazhdon dhe mund të dhurojë surpriza të tjera.

Kjo është një arritje historike për futbollin në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë, një klub nga ky shtet do të përfaqësohet në fazën në grupe të një kompeticioni të UEFA-s. Dhe ashtu siç pritej prej shumë vitesh, ishte një klub shqiptar që ia doli të thyente tabunë historike.