Ballina Kronika Boksieri i talentuar Edi Nasufi është 19-vjeçari që humbi jetën në një...

Boksieri i talentuar Edi Nasufi është 19-vjeçari që humbi jetën në një aksident të rëndë me makinë në Strugë

Një djalë 19-vjeçar humbi jetën dje pasi automjeti tip “Mercedes” me të cilin po udhëtonte doli nga rruga në aksin rajonal Strugë–Dibër.

Bëhet fjalë për Edi Nasufin nga fshati Veleshte i Strugës, i cili, sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Strugë, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, ndërsa trupi i tij u dërgua për autopsi.

Po hetohet nëse aksidenti ka qenë pasojë e ndonjë defekti teknik të automjetit ose e kushteve në rrugë.

Edi Nasufi ishte boksier i talentuar dhe anëtar i KB “Sindi” Strugë.

Nasufi ishte përfaqësues i rregullt i Maqedonisë në disa kategori moshe, dhe ishte anëtar i klubit të Strugës Sindi.

Ekipi maqedonas i divizionit të parë të futbollit, Struga Trim Lum, gjithashtu i dërgoi ngushëllime familjes së boksierit të ri të ndjerë.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e Edi Nasufi . Në këto momente dhimbjeje të papërshkrueshme, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, prindërve, familjarëve e të afermve.
​Humbja e një jete kaq të re është një tragjedi e vërtetë, një plagë që nuk shërohet lehtë. U lutem që gjejeni forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Shpirti i tij i pastër qoftë në parajsë, dhe kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë./Ramiz Merko

Me dhimbje të thellë dhe zemër të pikëlluar morëm lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të vëllait tonë, Edi Nasufi, pas një aksidenti të rëndë.
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij dhe të gjithë të afërmit.
Lusim Zotin që ta mëshirojë, ta shpërblejë me Xhenet, ndërsa familjes t’i japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe./SalimSulejmani

Dhimbja që na ka mbërthyer sot është e paimagjinueshme. Humbja e të dashurit tonë, Edi Nasufi, na lë një boshllëk të thellë që asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë.

Në këto çaste të rënda, lutjet dhe mendimet tona shkojnë drejt familjes, e cila po përjeton dhimbjen më të madhe, dhe drejt gjithë miqve që e deshën e respektojnë.

Qoftë i lehtë dheu për shpirtin e tij të dashur, ndërsa kujtimi për të do të jetë dritë që nuk shuhet kurrë.
Sot Struga, çdo shtëpi dhe çdo zemër, ndan dhimbjen me ju. ️/Lulzim Nasufi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta në moshën 19-vjeçare të boksierit të talentuar, Edi Nasufi, anëtar i KB “Sindi” Strugë.
Në emër timin si President ,Kryesise dhe të gjithë Sportistëve të Box Gollakut – Prishtinë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë, shokët e ekipit dhe gjithë komunitetin sportiv.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet
Box Gollaku Prishtinë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fc Struga Trim & Lum (@fcstruga)

Struga në zi për ndarjen nga jeta të Edi Nasufit
Sot zemrat tona janë të mbushura me dhimbje e pikëllim të thellë, teksa mësojmë për ndarjen nga jeta të Edi Nasufit – një djalë i ri, plot jetë, me ëndrra të mëdha dhe shpirt të pastër.
Edi ishte më shumë se një emër për komunitetin tonë. Ai ishte simbol i mirësisë, i respektit, i dashurisë për sportin dhe jetën. Një buzëqeshje gjithmonë e gatshme, një zemër e madhe që prekte të gjithë ata që e njihnin.
Struga humbi një bir të çmuar sot.
Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen Nasufi, miqtë, dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin Edi-n.
Qoftë i përjetshëm kujtimi yt, Edi.
Zoti të faltë xhenetin. ️