Ballina Bota Deputeti 30-vjeçar i jep fund jetës brenda parlamentit finlandez

Deputeti 30-vjeçar i jep fund jetës brenda parlamentit finlandez

Eemeli Peltonen më parë kishte ndarë shqetësimet e tij shëndetësore në Facebook në qershor. Ai vuante nga një sëmundje e veshkave. Ai mungonte në punën parlamentare gjatë javëve të fundit të sesionit të pranverës dhe ka qenë në pushim mjekësor gjatë verës.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Finlandën mëngjesin e së martës, pasi një person humbi jetën në ndërtesën e Parlamentit, njoftojnë policia e Helsinkit.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një deputet që ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të institucionit.

Drejtori i Sigurisë në Parlament, Aaro Toivonen, deklaroi për Yle se nuk e mohon informacionin e raportuar, ndërsa shtoi se operacioni në terren po vijon me pjesëmarrjen e forcave të shpëtimit, policisë dhe ekipeve mjekësore emergjente.

Eemeli Peltonen ishte 30 vjeç

Thirrja e parë e urgjencës u bë në orën 11:06 paradite. Autoritetet thanë se ngjarja nuk dyshohet të lidhet me ndonjë krim dhe po trajtohet si hetim për shkaqet e vdekjes.

Tetova News në YouTube:

Grupi parlamentar socialdemokrat shpreh ngushëllimet e tij familjes së Peltonen në një deklaratë . Kryetarja e grupit parlamentar Tytti Tuppurainen thotë në deklaratë se vdekja e Peltonen është thellësisht tronditëse.

– Ai ishte një anëtar shumë i dashur i komunitetit tonë dhe do të na mungojë shumë. Jeta e tij e re ka mbaruar shumë herët. Ne ndajmë dhimbjen me familjen e tij dhe u urojmë forcë në kohën e tyre të pikëllimit, thotë Tuppurainen në një deklaratë.