Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha është sulmuar fizikisht nga një person gjatë një tubimi në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.
Përpos Hoxhës, nga sulmi kanë pësuar edhe bashkëshortja e tij dhe e bija e mitur, 14-vjeçare. Policia e Kosovës e ka konfirmuar Hoxha është paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash për të kërkuar ndihmë mjekësore të premten rreth orës 18:30.
Ai ka pasur lëndime trupore, më pastaj është transferuar edhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Policia i referohet raportit të mjekut që thotë se deputeti i Kuvendit të Kosovës ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë.
“Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë”, thuhet në njoftim. Adem Hoxha është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit goran.









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





