Fatkeqësisht, aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e së enjtes në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, i mori jetën një të riu. Rinor Spahiu, 36-vjeçar, është viktima që humbi jetën në vendin e ngjarjes, pasi motoçikleta që drejtonte u përplas me një veturë.
Ngjarja ndodhi më 1 gusht 2025, rreth orës 16:58, ndërsa policia dhe njësitet emergjente kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Përkundër përpjekjeve, Spahiu nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.
Drejtuesi i veturës, D.B., rreth 32-vjeçar, është arrestuar dhe me urdhër të prokurores kujdestare, është dërguar në mbajtje. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj tragjedie që ka tronditur familjen dhe opinionin publik.









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





