Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare mërgimtari me prejardhje nga Krusha e Madhe, Almir Zenuni, djali i veteranit të UÇK-së, Rasim Zenuni.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e fshatit, ku thuhet se i riu ndërroi jetë pas një sëmundjeje që i mori jetën për vetëm dy javë.
Sipas njoftimit, Almir Zenuni ishte martuar të dielën me mbesën e dëshmorit Nesim Elshani nga Nagavci, por vetëm pak ditë më vonë humbi betejën me jetën.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 12:00.

Njoftim mortor,
Edhe një tragjedi me dhembje e godet, Krushën e Madhe.
Njoftojm opinionin e gjere se në moshën 30 vjeçare ,pas një sëmundje të shkurte, sipas familjarëve qe ju kanê paraqit problemet shëndetesore ,mbrenda dy jave shuhet nga jeta i riu, Almir Zenuni ,djali i veteranit te UÇK-së , Rasim Zenuni.
-Almiri u martua ditën e diele (me mbesen e dêshmorit, Nesimi Elshani nga Nagavci)
ndersa varroset sot e shtunë 2 gusht 2025 në ora 12:00
-Almiri si shumë te rinj ka jetu dhe punuar në Slloveni dhe me punê edhe ne Belgjik.
Në emër te faqes se fshatit i shprehim ngushllime Rasimit ,bashkëshortes se tij, vëllezerëve, motrave gjithe familjes Zenuni dhe fshatit Krushë e Madhe
Shpirti i tij pushofte nê paqe .



















