Ballina Kronika Ekzekutohet me armë zjarri në mes të Athinës shqiptari, 47-vjeçari u vra...

Ekzekutohet me armë zjarri në mes të Athinës shqiptari, 47-vjeçari u vra me një plumb në kokë

Ky është shqiptari që u ekzekutua në mes të Athinës, pjesë e një organizate kriminale! Në 2022 ka qenë i arrestuar

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku një burrë u gjet i vrarë pas një episodi me të shtëna armësh.

Sipas mediave greke, viktima është 47-vjeçari shqiptar, i njohur me emrin Bashimi ose Artur Turabi.

Ai u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri.

Turabi ishte i njohur për autoritetet dhe kishte precedentë penalë. Në vitin 2022 ai ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe mjeku ligjor, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij ekzekutimi.

Tetova News në YouTube:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës këtë të hënë (18 gusht), në zonën e Agios Panteleimonas, ku një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas mediave greke, viktima u qëllua për vdekje në mes të rrugës dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200. Ai ka pësuar një plagë të rëndë në kokë nga armë zjarri.

Policia greke ka rrethuar zonën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe mjeku ligjor. Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje.