Ballina Kronika EMRAT/ Identifikohen tre shqiptarët që u dogjën të gjallë brenda makinës në...

EMRAT/ Identifikohen tre shqiptarët që u dogjën të gjallë brenda makinës në Greqi pasi u përplasën nga një kamion

Një aksident tragjik në Greqi ju ka marrë jetën tre shtetasve shqiptarë, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë një e katërt.

Mediat greke raportojnë se në rrugën Egnatia pranë pikës së pagesës në Iasmos, një kamion ka përplasur dy makina, ku njëra prej tyre ka shpërthyrer në flakë dhe për pasojë tre persona janë karbozinuar dhe një e katërt ka mundur të dalë nga mjeti me plagë të rnda.

Bëhet me dije se viktima kanë mbetur Viktor Bushi 59 vjeç, Klarenc Kacaj 61 vjeç dhe Marianka Bushi Aliraj 57 vjeçe, ndërsa e plagosur Mardalena Kaçaj 49 vjeçe.

Ndërkohë në makinën tjetër ndodhej një familje greke, shoferi 36-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan me plagë të lehta në spitalin e Komotinës.

Ndërkohë, shoferi bullgar i kamionit raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarri pas përplasjes u përhap edhe në një sipërfaqe bujqësore pranë autostradës.

Tetova News në YouTube:

Tragjike/ Tre shqiptarë digjen brenda makinës në Greqi pasi u përplasën nga një kamion, një tjetër në gjendje të rëndë

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në pikën e pagesës Iasmos në Greqi në rrugën “Egnatia”, pasi mjeti në të cilin ata ndodheshin u përplas nga një kamion.

Sipas mediave helene një kamion u përplas me dy automjete të cilat ndodheshin në radhë për të kaluar në traun e vendosur në autostradë.

Si pasojë e aksidentit mjetet shpërthyen në flakë, ku fatkeqësisht tre nga 4 pasagjerët ( të gjithë shqiptarë) që ndodheshin në një nga mjetet janë djegur duke humbur jetën, ndërsa vetëm njëri mundi të dalë i gjallë.

Protothema shkruan se në makinën që u dogj totalisht ndodheshin katër shtetas shqiptarë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare.