Ballina Kronika Incidenti i armatosur në Tetovë, MPB: Janë arrestuar tre persona

Incidenti i armatosur në Tetovë, MPB: Janë arrestuar tre persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar tre persona në lidhje me përleshjen e djeshme me armë në kryqëzimin e rrugëve „Ilinden“ dhe „Bllagoja Toska“ në Tetovë, ku mbeti i vrarë një person dhe gjashtë të tjerë u lënduan, përfshirë një të mitur dhe një këmbësor, përcjell TV21. Nga MPB thonë se hetimet po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Në lidhje me përleshjen e armatosur gjatë ditës së djeshme në Tetovë, ju njoftojmë se janë ndaluar tre persona. Gjatë kontrollit në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, janë gjetur objekte që janë me interes të hetimit. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e objekteve dhe personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë në përleshje”, thonë nga MPB për TV21.

Arrestime tjera për vrasjen e djeshme në Tetovë, në pranga edhe tri gra

Burime të “Pa Censurë” bëjnë të ditur se L.M. dhe D.M., të dy nga fshati Gajre i Tetovës, janë dy personat e arrestuar sot në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në Tetovë, ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën. Të dyshuarit u ndaluan gjatë një operacioni policor të zhvilluar paraditen e sotme.

Gjithashtu, mësohet se policia ka arrestuar edhe tre gra, familjare të L.M. dhe D.M., të cilat dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen ose mbrojtjen e të dyshuarve pas ngjarjes. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë. Sipas informacioneve, pritet që ndaj tyre të ngriten akuza për vepra të rënda penale. Pa Censurë

Tetova News në YouTube:

Familjarët e 46 vjeçarit nga Tetova që dje humbi jetën pas një gjuajtje me armë në Tetovë kanë njoftuar se varimi i të njejtit është bërë sot në varezat e fshatit Reçicë e Vogël pas namazit të drekës.