Ballina Aktualitet Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një studim i ri nga ShBA ka zbuluar se ngrënia e pesë porcioneve të frutave dhe perimeve në ditë, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, madje brenda më pak se 24 orëve.

Studiuesit nga Universiteti i Çikagos vëzhguan 34 të rinj të shëndetshëm dhe zbuluan se ata që konsumonin të paktën pesë kupa me fruta dhe perime në ditë kishin një rritje prej 16% në cilësinë e gjumit, krahasuar me ata që nuk konsumonin asnjë.

Gjithashtu, ata që zgjidhnin karbohidrate më të shëndetshme, si drithërat e plota, kishin gjumë më të qetë dhe më pak ndërprerje gjatë natës.

Sipas shkencëtarëve, frutat dhe perimet e pasura me fiber ndikojnë pozitivisht në mikrobiomën e zorrëve, e cila ndikon në neurotransmetuesit e gjumit si serotonina dhe melatonina.

Ngrënia e mishit të kuq dhe të përpunuar lidhej me fragmentim më të madh të gjumit.

Një prej autoreve të studimit, e cilësoi zbulimin si “të jashtëzakonshëm”, duke shtuar se ky ndryshim në dietë mund të jetë një mënyrë natyrale, e lirë dhe efektive për të përmirësuar gjumin.